Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me banorë të Qarkut Berat.
Pjesë nga fjalimi:
Me fjalë nuk I shpreh dot emocionet e kësaj pritje madhështore, që në fakt është mesazhi më I qartë, më I vendosur, më I prerë, mesazh ndaj atyre dhe atij që e ka mbajtur Beratin peng. Ka mbajtur qytetarët e Beratit peng me krimin dhe oligarkinë, që I ka vjedhur, varfëruar, shpronësuar, shpunësuar dhe I ka dërguar në emigracion, dhe që guxon të mendojë se do ti hedhë kularin në fyt Beratit me 30 qershor.
Nuk do të ketë zgjedhje me krimin, me hajdutët.
Dëgjojeni Beratin. Shikojeni Beratin, Beratin e shpresës dhe të lirisë e demokracisë. Beratin dhe beratasit në këmbë për dinjitet, për liri, për demokraci, ër Shqipërinë si gjithë Europa.
Më lejoni ta them këtu nga Berati, pas vizitës time në perëndim, se bashkë me aleatët tanë strategjikë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas drejt diktaturës së krimit, drejt despotizmit me frymëzim lindor. Ne ekemi bërë zgjedhjen tonë. Ne e kemi nisur këtë betejë madhështore, jo për pushtet, por për një ideal që frymon që prej ditës tonë të parë si demokratë: ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.