Thirrje Ramës: ‘Mos guxo ti ndalosh’....Mijëra emigrantë i bashkohen protestës së 25 majit përballë zyrës të Ramës

Tuesday, 21 May 2019 20:39

Protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 25 maj përballë zyrave të Ramës, priten ti bashkohen edhe shumë emigrantë që priten të vijnë nga Greqia.

Njëri prej tyre ka denoncuar zhvlerësimin e euros që ka ndodhur këto ditë në Shqipëri ku sipas tij në 100 euro që u dërgojnë familjeve, kanë humbur 18 mijë lekë.

Denoncimin e qytetarit e ka bërë publik edhe ish-kryeministri Berisha që i kujton Ramës të mos guxojë të ndalojë emigrantët në Kakavijë dhe Kapshticë.

‘Narkoshteti i Edvinit gjobit emigrantet shqiptare me qindra milione euro!”

Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb

Mirembrema doktor Berisha.

Hallet dhe problemet qe po vuan Shqiperia si pasoje e keqqeverrisjes se Rames kane mberritur deri tek emigrantet e Greqise. Kurre me pare nuk kemi pare te zhvleresohet euroja si me qeverrine Rama dhe kete e ndjejne familjet tona dhe prinderit tane ne Shqipëri qe per cdo 100 euro qe ju dergojme ata humbasin 18 mije leke.

Keto dite nje numer i madh emigrantesh ka shprehur vullnetin per tju bashkuar popullit protestues ne Tirane dhe deri tani jane disa qindra emigrante qe do te udhetojne me autobus nga Athina, Patra, Kallamata dhe Selaniku per tju bashkuar protestes kunder qeverise se korruptuar te Rames.

I themi shqipetareve se ne do te jemi aty per tju bashkuar uraganit te zemerimit popullor per ta rrezuar krye te korruptuarin dhe krye drogmenin edvin droga si shkaktarin kryesor te varferise dhe rrenimit te atdheut tone.

Duam me kete rast te paralajmerojme fallangat e pushtetit ne doganat e Kapshtices dhe Kakavijes qe te mos guxojne te pengojne apo vonojne qellimisht autobuzet me emigrante pasi do te perballen me zemerimin tone te dyfishte.’

Login to post comments