A ekziston frika për një të ardhme tragjike të shqiptarëve?

Premte, 24 May 2019 11:33

Nga Skënder MULLIQI


Të gjithë po jemi deshmitarë të jetës monotone dhe po jemi deshmitarë së shumica e njerëzve në Kosovë janë deprimuar. Këtë mund ta shohim në rrugë, ne biseda, në locale dhe kudo tjetër. Kësaj epidemie të disponimit të keq zor është t’i përballon njeriu. Kjo gjendje e mbrendshme shpirtërore, e cila ka shumë emertime, është duke e thyer njeriun tonë çdo ditë e më shumë. Kjo gjendje shpirtërore dhe kjo gjendje emocionale jo disponuese po bënë që njerëzit të ligshtohen së tepermi, dhe të demoralizohen nga jeta jo e mirë të cilën po e bëjnë. Njerëzit janë thyer shpirtnisht, së nuk po ndihen rehat në lekurën e tyre. Edhe pse shumë kush është bërë imun nga kjo gjendje deprimuese, shumica janë duke përjetuar ditët dhe netët më të vështira të jetës së tyre, të kthyera mbrapsht nga kjo elitë politike krejtë pasluftën. Gjithnjë e më shumë njerëzit po ndihen keq, po ndihen të rrezikuar fizikisht, po ndihen të atakuar nga sëmundjët vdekjeprurëse. Nese dikush edhe ka ilaq për sëmundje nuk ka mundësi materjale të shërohet, vuan në shtrat deri sa t’i vjen vdekja.
Shumicës nuk ju ka mbetur fuqi që gjendjën ta ndryshojnë për të mirë. A ka gjë më tragjike së kur njeriu gjithmonë zgjohet më ndjenjen e pa sigurisë, kur zgjohet i deprimuar dhe nuk din si ti lidhë dy skajët e muajit? A ka gje më tragjike dhe më e rëndë së kur njeriu nuk gëzohet kurrë në jetë?
Nuk ka së si të ketë njeriu ynë disponim të mirë, kur çdo ditë i vjedhet djersa dhe mundi I popullit.
Ne këtë shtetin tonë të ri, na është bërë hallakam gjithëqka. Po na mungon para së gjithash, morali politik e më së shumti po na mungon dinjiteti aq shumë e rëndësishem për qdo njeri. Dinjiteti I jep kuptim jetës.Dinjitetit I duhet pastërtia shpirtërore, pastërtia e të menduarit dhe të vepruarit praktik.Të gjithë ata të cilët nuk I posedojnë këto komponente , nese jo sot, neser do të harrohen. Dinjiteti bazohet në dije, në sjellje, ne moral …
Nuk është e domosdoshme që të gjthë të bëhmi filozof, edhe pse në situata të caktuara filozofojmë ne lidhje me jetën. Do të ishte e ndershme për të gjithë që jetën ta bazojmë në vlera morale.Gabimisht ose dashtazi po interpretohet fjal LIRI, se gjoja në qdo vend dhe në qdo kohë kemi mundësi të kritikojmë, të shajmë dhe flasim haptazi për kriminalitetin, per rrenat, per rastetet manipulative. Po na mungojnë shëmbujt e mirë. Po na mungon dinjiteti, që të jetojmë ndershmërisht.Të drejtat dhe liritë elementare njerëzore qdo ditë e më shumë po na cenohen. Po na i cenojnë ata të cilët po grabisin qdo gjë para vetit. Po na I cenojnë ata të cilët ju kan errësuar sytë dhe mendja pas pushtetit apsolut. Sigurisht së kur ruhet dinjiteti , morali politik dhe shumë virtyte tjera njerëzore edhe bota do të dukej shumë më e mirë. Nuk do të kishin as konflikte, as lufta, as kaq shumë akte të terrorizmit ekstrem të nivelit global. Është gjë tmerruese që nga mos përspektiva, nga krimi dhe korrupcioni I pandalshem po zbrazët Kosova. Kështu si na janë bërë punët llugë, shumë kam frikë së do të kemi të ardhme tragjike…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...