Basha liston kriminelët e Rilindjes (Emrat)

Premte, 24 May 2019 17:44

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në Mat, nga ku u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen nesër në Tiranë në protestën kombëtare.

Basha tha se sot shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë dhe nuk do të ketë asnjë kthim pas. Ai tha se sot pranvera shqiptare është ajo e lirësë.

Ai tha se Rama duhet të ishte larguar me kohë kur kriminalizoi vendin, ndërsa rreshtoi kriminelët që bashkëpunoi Rama.

“Nuk e harroj se në 14 shkurt vetëm dy ditë para protestës madhështore të 16 shkurtit që diktoi me vullnetin e patjetërsueshëm të qytetarëve, djegien e mandateve, takimin e fundit e zhvillova këtu në mat. Në fakt nisi si një takim dhe përfundoi si një miting madhështor. Ishte akoma dimër, ishte ftohtë, ishte një ditë e ftohtë dimri, por mbaj mend se nuk e ndjeva të ftohtin, ndjeva nxehtësinë e pranverës që po vjen dhe ja ku jemi sot. 3 muaj pas bashkimit të madh të 16 shkurtit, shqiptarët janë më të bashkuar, më të vendosur, më të qartë se kurrë për të marrë në dorë fatin e tyre, për t’ia shkulur nga thonjtë oligarkisë, krimit dhe bandës së Edi Ramës, Shqipërinë tonë të dashur. Për ta rikthyer shpresën dhe besimin se e ardhmja e shqiptarëve kurrë më nuk do të jetë në duart e krimit, nuk do të jetë në duart hajdute. Prej 6 vitesh varfëria është ulur këmbëkryq, taksat rriten, çmimet e naftës dhe energjisë janë bërë të papërballueshme. Padrejtësia arriti majat më të panjohura në vend. Në këto 6 vite, Edi Rama sikur të kishte pasur një të njëmijtën e nderit të Tereza May, ose Sebastian Kurz, do të ishte larguar me dhjetëra herë, do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament kriminelët. Do të ishte larguar kur u zbulua se me bekimin e tij dhe nën urdhrat e yllit të tij Saimir Tahirit, Shqipëria u shndërrua në laborator droge. Do të ishte larguar kur Xhafaj u kap në skandalin e vëllait të tij trafikant, kur Gjiknuri u kap vjedhje pas vjedhje. Duhet të ishte larguar kur me kryekriminelit e Dibrës, Ymer Lala vodhën zgjedhjet në Durrës. Kur vidhte me Gjushin, Avdylajt, Bajrajt vidhte zgjedhjet. Kur Balla u kap me Edmond Begon”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...