Erisa Xhixho: Protesta e 25 majit, për t’i dhënë fund varfërisë, taksave të larta dhe keqqeverisjes

Premte, 24 May 2019 21:02

Pjesë nga intervista e nënkryetares së LSI-së për ‘Ora News’


Erisa Xhixho: Të protestojmë nesër për një sistem drejtësie të pavarur e të drejtë për çdo qytetar dhe jo të kapur nga maxhoranca

Nesër është protesta e radhës e opozitës, e cila paralajmërohet që nuk do të ndalet deri ditën e nesërme. Çfarë presim nga kjo protestë?
Jemi në vrazhdën e protestave kombëtare të thirrura nga opozita. Protestat sa kanë ardhur edhe është rritur pjesëmarrja dhe qëndrueshmëria, sepse ata qytetarë nuk vijnë thjeshtë për protestën e opozitës. Shumë prej tyre vijnë për taksat shumë të larta, për bizneset e tyre që mund të jenë mbyllur, për varfërinë, për keqqeverisjen, për arsimin vijnë studentët. Pra është një kauzë shumë e madhe dhe për këtë shkak vijnë dhe qytetarët. Mendoj që protesta do të jetë madhështore, do të jetë një nga protestat më të mëdha që kemi parë deri më sot. Kjo jo thjeshtë sepse e ka thirrur opozita, por keqqeverisja, mënyra se si po qeveriset sot vendi, me mungesë të disa institucioneve. Kemi një Parlament ilegjitim, ku Kushtetuta e thotë fare qartë që 140 deputetë duhet të plotësojnë vendet në Parlament. Është e pamundur që të plotësohen. Më pas të shkojmë të pika se përse është ilegjitim, sepse ka ardhur aty prej votave të blera, të dosjes 339, të përgjimeve të Prokurorisë, sepse është shumë e rëndësishme që ne të ndahemi përfundimisht nga politika e lidhur me krimin. Nuk është thjesht blerja e votës që shqetëson opozitën. Është problemi i lidhjes së krimit të organizuar me politikën në blerjen e votës dhe në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Sot nuk funksionon pushteti legjislativ, por as ai gjyqësor. Jemi pa një Gjykatë Kushtetuese, jemi pa një Gjykatë të Lartë. Imagjinoni një vend evropian që të mos ketë një Gjykatë Kushtetuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...