Berisha: "Një ditë e shënuar në historinë e Kosovës dhe mbarë kombit tonë!"

Saturday, 25 May 2019 09:08

Nga Sali Berisha 

Te dashur miq, si sot 27 vite me pare shqiptaret ne Kosove sfiduan me guxim dhe mençuri regjimin e aparteidit dhe segregacionit te kasapit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviç dhe zgjodhen ne zgjedhje shume partiake deputetet e parlamentit te Kosoves, dhe me voten e tyre direkt president te Republikes se Kosoves, Dr Ibrahim Rugoven.

Me zgjedhjen e Parlamentit te Republikes se Kosoves dhe Presidentit Rugova me 24 maj te vitit 1992 u hodhen themelet e Kosoves se lire dhe te pavarur.

Ndaj sot eshte nje dite nderimi per te gjithe qytetaret e Kosoves qe me voten e tyre themeluan ne kushte te jashtezakonshme shtetin e tyre paralel me regjimin pushtues e barbar.

Me zgjedhjen ne krye te shtetit te Dr Ibrahim Rugova, gjeniu i politikes se shqiptareve, intelektuali dhe shtetari vizionar, trim e i pamposhtur do te oganizonte ne Kosove rezistencen paqesore me te organizuar, me te fuqishme, me te qendrueshme ne historine e Ballkanit dhe Europes dhe çeshtjen e drejte te shqiptareve ne Kosove do ta vendoste si nje çeshtje kryesore per tu zgjidhur ne axhenden e qeverise se SHBA dhe kancelarive e institucioneve te medha perendimore. Arkitekti i pavaresise se Kosoves, Dr Ibrahim Rugova do te udhehiqte me sukses pas luftes ndertimin e institucioneve dhe pavaresine Kosoves se lire.

Nje nderim te madh Presidentit Rugova dhe te gjithe atyre qe sot 27 vite me pare hodhen themelet e Kosoves se Pavarur. sb

Rugova qante për fatin e Kosovës, Thaçi qan për fatin e Serbisë.

sali-berisha-2.jpg

Dr.Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi

Sot 27 vite më parë, në krye të Kosovës erdhi gjeniu i saj. 24 maji i vitit 1992, do të mbahet mend në historinë e popullit shqiptarë, pasi aty mori frenat e shtetit njeriu që projektoi pavarësinë e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Atë kohë, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend.
Thyerjet e mëdha dhe “divorci” politik mes Jugosllavisë, Serbisë e Kosovës ndodhi në vitet 1988- 1990 ku lindi edhe lëvizja gjithë shqiptare me në krye me njeriun e madh dhe atdhetarin, profesorin Ibrahim Rugova i cili diti t’i jap përgjigje secilës rrugë të rrezikshme e cila paraqitej gjatë rrugëtimit drejt lirisë.

?Miqësia e madhe me SHBA-në dhe prioritetin e paqes që e kishe Rugova të përcjellë me sinqeritet, i dhanë Kosovës lirinë dhe pavarësinë, duke mbetur gjithmonë në histori si arkitekti i shtetit të Kosovës.

Urtësia, intelektualizmi brilant, maturia dhe mbi të gjitha vendosmëria madhështore, ishin arma që mobilizoi diplomacinë europiane e botërore, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në lëvizje Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-n, me makinerinë gjigante ushtarake të e tyre, deri në fitoren definitive dhe lirisë së Kosovës.?

?Ibrahim Rugova me urtësinë e tij i kontribuoi si askush më parë ndryshimit të bindjes dhe imazhit të botës demokratike për shqiptarët, meqë propaganda antishqiptare serbe kishte arritur të krijoj një pasqyrë të shtrembëruar për shqiptarët e ish Jugosllavisë, si "primitivë" dhe si fanatikë.
Sigurisht, njerëzit e mëdhenj i kanë edhe armiqtë e vet, të cilët edhe sot po e sulmojnë vazhdimisht presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugovën, ndonëse vet ata sot takohen nëpër qoshe fshehurazi me ministrat e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, duke punuar bashkë me ta për ta copëtuar Kosovën, pa pasur parasysh konfliktet e mundshme që mund të ndodhin.

Presidenti aktual, Hashim Thaçi, po tenton që Rugovën ta lakoj në idenë e tij për prekje kufijsh, duke thënë se këtë ide e ka dëgjuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Në anën tjetër, në librat e Thaçit ku ai është intervistuar me orë të tëra, e paraqet Rugovën si një “pijanec”, duke e shpërfaqur urrejtjen e vazhdueshme të tij.

Kritika të vazhdueshme kishte edhe për takimin e Rugovës me Millosheviqin me ndërmjetësime në atë kohë, ndërsa sot po harron se ai me Aleksandër Vuçiqin po takohet edhe fshehurazi nëpër Evropë, e madje, për shkak të idesë së tij të përbashkët me ministrin e Millosheviqit, populli i tij ia ka kthyer shpinën dhe ka prishur marrëdhëniet president-popull.

27 vite më pas, Kosova asnjëherë nuk e kishte liderin e duhur, i cili sadopak mund t’i afrohej profesorit Rugova. Që nga vdekja e tij, Kosova nuk ishte asnjëherë e sigurt, pasi disa njerëz të shitur brenda ish partisë së Rugovës (LDK-së), arritën që me lobim dhe të kontrolluar nga SHIK-u, ta sjellin në krye të shtetit Hashim Thaçin, për t’u tradhtuar më pas nga po ky i fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...