Zgjedhjet evropiane, një tjetër lajm i keq për Edi Ramën

Hënë, 27 May 2019 00:23

Nga Ilir Nikolla

Lajmet e të dielës pas protestës kanë qenë shumë shqetësuese për oborrin e kryeministrit. Alibia se Evropa ka rënë në duart e ksenofobëve, neofashistëve dhe ekstremistëve nuk mbeti më në këmbë. Forcat tradicionale, që në fund të fundit kanë mbështetur themelimin dhe forcimin e integrimit mes vendeve të BE-së, kanë ruajtur shumicën dhe dështimit të pritshëm të negociatave në qershor nuk i shpëton dot kryeministri ynë i paarsyeshëm. Në të njëjtën ditë, Financial Times zbardhi një numër arsyesh pse Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat dhe ato kanë të gjitha lidhje me keqqeverisjen e vendit.

Rrethi po mbyllet me demokracinë përfaqësuese që shqiptarët po ushtrojnë thuajse çdo javë tashmë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Prania dhjetëra mijëshe ia mbylli gojën për 24 orë cicërimave të Edi Ramës dhe vetëm të dielën në drekë, një fletërrufe e pestë e kryeministrit synonte t’i jepte gajret oborrit se jo gjithçka ishte e humbur e në rënie e sipër, “gjenerali” nuk do ta braktiste fushën e betejës.

Zgjidhja politike sido që të vijë, s’do të ketë më në refene fatin politik të Edi Ramës. Evropa ruajti trashëgiminë e saj dhe topi i propagandës së qeverisë nuk mund ta hedhë përgjegjësinë drejt Brukselit të rënë në duart e barbarëve populistë. Prej Këshillit të Ministrave të BE-së tashmë s’ka më asnjë pikëpyetje se do të vijë vlerësimi se në Shqipëri ka korrupsion, ka keqqeverisje, ka një vatër krize që rrezikon të infektojë të gjithë rajonin. Ky vlerësim flet për përgjegjësinë politike të mazhorancës që e ka tepsinë të tërën për vete, prandaj edhe teza “Fajin e ka Saliu” s’ka më asnjë gjasë të dëgjohet. Edhe varianti “Fajin e ka Basha” është shumë i dobët për të pasur ndikim në opinionin publik.

Tashmë zullumi është trashur me marrjen e të gjithë tepsisë për vete dhe monopoli i pushtetit sjell me vete edhe monopolin e përgjegjësisë.

Aspirata perëndimore e shqiptarëve tashmë e ka të identifikuar pengesën e vet kryesore. Edhe shashka e Hashim Thaçit në Has me bashkimin e shpejtë kombëtar ëshë një shërbim i vonë që s’i hy në punë askujt. Zëvendësimi i evropianëve që s’na e duan të mirën me kryqëzatën e re se ka ardhur koha që Rama e Thaçi të udhëheqin bashkimin e Shqipërisë me Kosovën është një variacion i melodisë së vjetër “Fajin e ka Saliu”.

Asgjë s’e ndal zbritjen e shqiptarëve në rrugë për të hequr pengesat që po e ndajnë sërish nga Evropa. Kjo javë është caktuar si java e zgjidhjes politike të krizës, por në fakt prej rezultatit të zgjedhjeve evropiane të së dielës, është vulosur edhe rrënimi politik i Edi Ramës. E vetmja përmasë e panjohur e ekuacionit është kostoja e largimit të tij dhe duke ditur pashpirtësinë e atij që na ka qeverisur këto gjashtë vite e gjysëm, kjo konstante mbetet një lajm i keq, një realitet të cilin duhet të bëhemi gati ta përballojmë, pa u kandisur të bëjmë pazare për t’i zgjatur jetën politike të sëmurit të Surrelit.

Modifikuar më Hënë, 27 May 2019 12:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...