Zonja Marku! Kush është deputeti i Vlorës me kriminalitet të lartë?

Hënë, 27 May 2019 13:01

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka prezantuar sot përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018.Sipas saj, “Përqindja më e ulët e kriminalitetit është në qarkun e Dibrës, kurse më të lartë e ka qarku i Vlorës. Veprat penale më të lartë janë vjedhja e pasurisë, krime ndaj personit, krimet ndaj tokës, veprat e dhunës kryesisht në familje. Në 2018, janë dënuar më shumë se 10 mijë persona”.  Pas këtyre fjalime, mjafton vetëm një pyetje për kryeprokuroren: kush është deputeti i Vlorës dhe pse e ka këtë kiriminalitet të lartë ky qytet? Arta Marku drejtpërdrejt goditi kryeministrin, atë që e ka vënë në këtë detyrë. Eshtë ky njeri, si kryeministër edhe si deputet,  përfaqësues i krimit, sepse karrierën e tij politike, që kur ishte në Bashkinë e Tiranës e tani në mandatin e tij të dytë të qeverisjes si kryemnisitër, karrierën e ka ngirtur me segmenete të krimit të organizuar.

Kjo panoramë e krimit në Vlorë nuk është vetëm në vitin 2018, por edhe në 2017, në 2016, në 2015 e më poshtë, që atëherë kur filloi kanabizimi i Shqipërisë dhe Vlora ishte porta e tranpsortit të kanabisit e drogës  drejt Italisë e vendeve të BE-së, ku tonelata të tëra kapeshin nga rojet italiane. Nuk është rastësi që Vlora është në krye të qyteteve me krimin më të lartë, sidomos vrasje, pasi aty e kanë të lidhur veprimtairnë e tyre edhe ministrat e Brendshëm të Ramës, të cilët janë në procese ligjore, pikërisht për lidhjet e tyre me trafikun dhe krimin. Edhe sot në Vlorë ka pasur një vrasje e një plagosje, edhe javën e kaluar, edhe javët e tjera. Të tilla vrasje, të tila krime, djegje , apo vjedhje do ketë, madje për fat të keq edhe nesër, në javët në vazhdim, sa kohë që Rama do jetë deputet i saj, sa kohë që lidhja e krimit të Vlorës do ta ketë mbështetjnen nga Tirana.

E sa për faktin se Dibra paska kriminalitet të ulët, po vjedhja e votës nuk është krim? A nuk është denocuar me forcë edhe në dosjen e fundit, 184? A nuk përbën kjo kriminalitet?! / 55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...