Këshilltari ekonomik i CDU, Martin Henze: Disa njerëz mençur në PS, mendojnë ndryshe nga Edi Rama

Hënë, 27 May 2019 18:56

Këshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze i është përgjigjur një seri pyetjesh të SYRI.net në raport me situatën aktuale politike në Shqipëri. Ndërsa flet për nevojnë e negociatave pa kushte mes mazhorancë dhe opozitës, Henze flet për disa “njerëz” të mençur në Partinë Socialiste që sipas tij mendojnë “ndryshe” nga kryetari i tyre Edi Rama.

Pa sundimin e ligjit, demokracia nuk vlen shumë dhe nuk mund të ketë të ardhme ekonomike për Shqipërinë deklaron keshilltari ekonomik i CDU-se Martin Henze. “Është pikërisht kjo mungesë e sundimit të ligjit që ai vëren Shqipërinë në rrezikë si arsye të vecantë”-thotë ai. “Askush nuk mund ti shmanget ligjit te Shqipërisë pa u sanksionuar, madje as vetë qeveria Rama. Në të kundërt i bie që urdhëresat dhe ndalesat, apo edhe kushtetuta janë bërë vetëm për budallenjtë, për trimat dhe të dobëtit dhe komunitetin ndërkombëtar. Kushtetuta, ky sistem legal i ndihmon njerëzit që të dallojnë të mirën nga e keqa”- shprehet Henze për SYRI.net

Pyetje: A janë demokracitë sisteme të vetmjaftueshme?

 

Henze: Shqipëria pas vitit 1992. Ky vend ishte i shkatërruar për shkak të linjës zhvillimore që ndoqi regjimi komunist. Por gjithësesi ajo ka një bazë të qëndrueshme rregullash, më i qëndrueshmja në historinë e saj, një kushtetutë, një goditje fati.

Gjithësesi, Shqipëria është në një krizë masive për shkak të zhvillimeve politike në 5 vitet e fundit. Pa sundimin e ligjit dhe me administratën e korruptuar, demokracia në Shqipëri e cila do të mbetete në fuqi deri në vitin 2013, do të shëndrrohet në arbitrare. Ky është një problem serioz për shqiptarët dhe një problem serioz për celjen e negociatave me BE-në

Një tezë qëndrore është se demokracitë janë bërë për tu rrëzuar. Sot, demokraciët nuk vdesin pas një grushti shteti apo për shkak të luftërave civile, por përmes neutralizimit të drejtësisë, parlamentit dhe shtypit. Një demokraci mund të gërryhet pa e prekur tekstin kushtetues: Zhvillimet ndërkombëtare janë tregues se demokracitë nuk janë sisteme të vetëmjaftueshme, sic ëshë edhe rasti i Shqipërisë.

Si e vlerësoni ju situatën në raport me qëndrimin e mbajtur nga Presidenti në 24 Maj të 2019-ës?

Henze: Nuk ka sistem funksional legal në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë paralizuar për më shumë se 1 vit, kontrolli paralementar i qeverisë nuk mund të zhvillohet, opozita nuk ka mundësi që të kontrollojë veprimtarinë e qeverisë apo të parandalojë sjelljet antikushtetuese, parlamenti është gjithashtu jofunksional, shqiptarët aktualisht nuk kanë mundësi që të ngrejnë padi për të drejtat e tyre kushtetuese.

Suksesi i një sistemi demokratik varet nga gjykata kushtetuese dhe sismtemi gjyqësor. Në fund të fundit, një kushtetutë është sëpari një tekst në letër, që reklamon se kushtetuta është gjithashtu detyruese. Detyrimet kushtetuese duhet të plotësohen.

Pa një autoritet që e garanton këtë, kushtetuta mbetet në letër ose mund të cënohet a pasoja. Këtu futet kontributi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërsië, por edhe Gjykata e Lartë nuk mund të mbivlerësohen.

Ajo përmban kuptimin e kushtetutës në praktikën politike dhe kushtete sociale në sytë e qytetarëve në përditshmëri, meqë po flasim.

Por edhe nëse Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë do të bëhen aktive, janë më tepër se 40 mijë dosje që duhet të shqyrtohen. Kjo masë cështjesh rrezikon që të asgjësojë aktivitetin potencial të drejtësisë shqiptare përgjatë viteve në vazhdim.

Sipas opinionit ndërkombëtar, administrat qeveritare është e korruptuar. Në mënyrë bazike, qeveria e Ramës nuk mund të më bëjë shumë, aksionet e qeverisë, me përjashtimin e Presidentit, nuk mund të kontrollohen në mënyrë funksionale.

Mundësia e cënimit të kushtetutës së Shqipërisë nga qeveria shqiptare nuk mund të korrektohet aktualisht nga asnjë gjykatë, një situatë e pambrojtur kjo prej më shumë se një viti.

A është sistemi demokratik në Shqipëri në rrezik?

Henze: Ndarja e pushteteve, një nga bazat thelbësore të demokracisë, është inaktive në Shqipëri për shkak të mosfunksionalitetit.

Është një shenjë e qartë se i gjithë sistemi demokratik në Shqipëri është difektoz për aq kohë sa ligjet nuk mund të kontrollohen sa i takon kushtetueshmërisë së tyre. Për këtë arsye, qartësitë ligjore nuk ekzistojnë fomralisht në Shqipëri. Kjo nuk arrin as standardet minimale për një sistem demokratik parlamentar në Europë. Në këtë drejtim, fatkeqësisht nuk funksionim të demokracisë parlamentare në Shqipëri për momentin.

Sundimi i ligjit në këtë pikë as nuk duhet të humbasë e as nuk duhet të fitojë, por i duhet thjeshtë të ekzistojë. Nuk mund të ketë proces zgjedhor demokratik në një sistem të kolapsuar të një shteti demokratik.

Zgjedhjet e ardhëshme lokale duhet të shtyhen. Qasja e opozitës, që është e bazuar në emergjencën ligjore dhe kushtetuese dhe kriza aktuale për shoqërinë si e tërë, vendosjen e qeverisë tranzitore me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në Shtator, duhet të shtyhet.

2019-a është një vërtetë një qasje objektive mundësie për të dalë nga kjo situatët e paqëndrueshme në Shqipëri. Kjo është një detyrë për të gjithë shoqërinë si një e tërë. Sëpari, Shqipëria duhet menjëherë të rikthejë funksionmin e sistemi ligjor dhe të organizojë një zgjidhje tranzitore për këtë cështje, e cila duhet të pranohet nga të gjitha palët. Administrata duhet të clirohet nga korrupsioni. Sic kam dëgjuar, opozita është e përgatitur të negociojë, qeveria duket e painteresuar në këtë drejtim, dhe po bën thirrje se zgjedhjet do të mbahen në një shtet ku sistemi ligjor nuk është i paprekur dhe në të cilin sipas opinionit ndërkombëtar, administrata është e prekur thellë nga korrupsioni.

Një nga bazat elementare të sistemit parlamentar janë negociatat dhe komomisi, që është kërkuar qartë më shumë se njëherë nga Presidenti Meta.

Unë e besoj se në fund, Partia Socialiste që qeveris aktualisht, edhe nëse kryetari i saj nuk kërkon të ulet në negociata, është mjaftueshëme zgjuar të futet në negociata me opozitën pa kushte, me qëllimin për të formuar një qeveri tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vjeshtë. Zgjedhjet demokratike, të lira janë baza e sundimit të demokracisë. Ata që besojnë se zgjedhjet demokratike mund të zhvillohen pavarësisht sistemit demokratik kanë nevojë për vizion, dhe ata që kanë vizione duhet të shkojnë tek ARTI.

Presidenti Meta foli në 25 maj të këtij viti për krizën socialie në Shqipëri, si vlerësoni ju këtë adresim?

Henze: Presidenti si një organ i kushtetutës së Shqipërisë dhe po mundohet që të mbrojë kushtetutën e Shqipërisë, ky është një objektiv origjinal. Zoti Meta i ka dhënë vetes së tij një imazhin e një patrioti të vërtetë kushtetues, Urime z. President!

Fatkeqësisht, ai është i vetmi i cili është ende në gjendje që ta bëjë këtë për momentin. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë janë paralizuar. Parlamenti është gjithashtu jo funksional dhe administrata e qeverië sipas vlerësimit ndërkombëtar ësthë e korruptuar.

Një tjetër faktor rregullues janë edhe qytetarët që sic kam dëgjuar qyetarët e Republikës së Shqipërisë gjithnjë e në rritje janë duke përdorur të drejtën e tyre pë të demontruar, për të treguar se gjërat nuk mund të ecin më në këtë drejtim. Mënyra paqësore dhe entuziaste me të cilën shumica e protestuesve po vepron për të ardhmen e Shqipërisë është shumë impresionuese. Kjo është demokraci e vërtetë.

Ndërkohë, Presidenti ka bërë një referencë të qartë të neneve 3 dhe 4 të Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas tyre, ligjet formojnë bazat dhe limitet e një shteti. Gjykata Kushtetuese, monitoron përmbushjen e ligjit kryesor të Shqipërisë, kushtetutën, ndërsa ajo është jofuksionale, përgjegjësia politike për këtë rëndon mbi qeverisjne e Ramës.

 Presidenti i referohet gjithashtu edhe principeve të demokracisë dhe atyre që ata parashikojnë. Kjo do të thotë se zgjedhjet nuk mund të mbahen pa opozitën dhe thirrja shkon të politikanët, partitë e zgjedhur që të angazhohen për zgjidhur problemet kushtetuese. Kjo është një objektiv për të gjithë shoqërinë. Si rregull, partitë kontribuojnë në kohezionin e një shoqërie. Gjithësesi, ka edhe parti që janë të përqendruara në disa grupe individuale apo familje. Nëse unë e kam kuptuar qartë, partitë opozitare duan që të jenë aty për popullin, për qytetin e për vendin, për Perëndimin dhe Lindjen. Unë mendoj se njerëzit, e dinë se aty duhet të ketë një opozitë që përfaqëson interesin e njerëzve në mënyrë që të bëhet më e mira për të gjithë.

Në këtë drejtim, mënyra sesi Kryeministri Edi Rama merret me opozitën demokratike është e pakuptueshme. Mesa kam dëgjuar, ka disa njerëz inteligjent në Partinë Socialiste që cilët kanë një mendim të ndryshëm nga ajo që ka lideri i tyre aktualisht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...