Hapja e negociatave/ Maqedonia mund të lërë pas Shqipërinë

Hënë, 27 May 2019 22:07

Sapo ka përfunduar procesi zgjedhor në Bashkimin Europian ku pavarësisht polemikave të mëdha, partitë popullore ruajtën pozitat e tyre duke siguruar shumicën e vendeve në Parlamentin Europian.

I ftuar në studion e lajmeve të Fax News, diplomati Agim Nesho deklaroi se ky është një proces pozitiv për Shqipërinë dhe argumentoi se fituese kanë dalë partitë që mbështesin qëndrimin e shteteve të Europës të bashkuar dhe zgjerimin e saj. Lidhur me zgjedhjen për herë të parë të një shqiptareje si deputete në Parlamentin Europian siç ishte ajo e Arba Kokalarit, Nesho tha se kjo është diçka që në vijim do të bëhet e zakonshme dhe më e shpeshtë.

Diplomati foli edhe për rezultatin negativ që pësoi Knut Fleckenstein në këto zgjedhje duke argumentuar se këto janë gjëra që ndodhin, dhe pavarësisht se ndonjëherë përfaqësuesit e huaj bien në dashuri me Shqipërinë për shkak të dashamirësisë që kanë shqiptarët për perëndimorët por edhe për shkak të bukurive natyrore që sipas tuij ka vendi ynë, ata nuk janë të pandryshueshëm.

“Raporti i komisionerit Johanes Hahn lidhur me Shqipërinë nuk ka ndonjë të re. Aty ku ne mund të mos kalojmë klasën është tek mbledhjet e qeverive nga të cilat varet integrimi i vendit” deklaroi Nesho ndër të tjera.

Ai shtoi se këto raporte flasin me gjuhë pozitive për t’i motivuar vendet por është gjykimi i vendeve anëtare ato që vendosin për këtë gjë. “Ka një informacion që vlerësimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë mund të jetë i ndashëm, pasi për Maqedoninë ka një indicie më të fortë për tu pranuar por kjo nuk është përfundimtare.

Nuk kemi një parlament jo funksional, gjithë institucionet e shtetit shqiptar duhet të punojnë njëkohësisht. Me këto lobime të deputetëve aktual mendoj se nuk mund të arrijmë të bindim vendet skeptike. Vajtën për shembull në Holandë dy ditë para zgjedhjeve, pra në një kohë jo të duhur pasi ata ishin të fokusuar tek zgjedhjet. Delegacioni shqiptar është pritur ashpër në Holandë. Integrimi kërkon një përkushtim të madh dhe të përgjithshëm”.

Modifikuar më Hënë, 27 May 2019 21:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...