Ndërsa publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve europarlametare, ku kryesojnë proevropianet, ish deputeti demokrat Tritan Shehu, shprehet për Shijak TV, se ato nuk ndikojnë tëk hapja e negociatave, pasi hendeku për rrugën drejt integrimit në Be, e ka thelluar qevrisja në Shqipëri. “Janë kushtet ato që duhet të plotësohet, dhe nuk mund të kërkojmë zgjidhje nga të tjerët”, shkruan ai.Megjithatë, ai shprehet optimist për rezultatet e zgjedhjeve në Greqi, ku dominon blu-ja, duke kujtuar, që kjo e fundit ka qënë gjithnjë e hapur dhe mbështetse e Shqipërisë . E ndërsa flet për largimin e Flacheshtain, Shehu e injoron atë, duke u shprehur se nuk është asnjë humkbje e madhe pasi është thjesht një eurodeputet. Ndërsa, sa përket panoramës të përgjithshme të zgjedhjeve në Evropë, ai thotë se është minimizuar rreziku in shpërbërjes së Bashkimit Evropian, ndërsa pyetjes se a do të ketë një reformim të Be-së Shehu përgjigjet se do të ndryshojë formula, teksa argumenton se duhen marrë politika të reja për forcimin e rolit të tij. Referuar zgjedhjeve në Shqipëri ai shprehet asnjë process zgjedhor në qershor duke e krahasuar atë me sistemin monist të Enver Hoxhës., dukie përforcuar kështu qëndrimin e opozitës. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Tritan Shehu u shpreh se e vetmja zgjidhje e krizës politike në Shqipëri është krijimi i qeverisë tranzitore, ndërsa thotë se protestat dio vazhdojnë të jenë intensive derisa të arrijnë largimin e qeverisë Rama.