Rezultatet e zgjedhjeve për Parlament Evropian tani janë të ditura në shumë shtete po po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të i ketë ulëset në mandatin e ri. Një lajm i mirë vjen edhe nga Qipro pasi ish-eurodeputetja Eleni Theocharous ka humbur mandatin e saj.
Theocharous është e njohur për deklaratat e saja anti shqiptare. Ajo kishte bërë deklarata të forta kur ishte në Bularat në varrimin e Konstandinos Kacifas i cili u vra nga policia shqiptare pasi i kishte sulmuar ata me armë.
Ajo kishte akuzuar policinë shqiptare për vrasje dhe akuzoi shtetin e Shqipërisë për shkelje të të drejtave të njeriut.
Po ashtu ajo në vitin 2016 kishte deklaruar se Tirana ishte tokë e vjetër greke. Po ashtu grekja ka qenë e zëshme ndaj shtetit të Kosovës. Ajo ishte kundër liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës si dhe kundërshtonte në fjalimet e saja çdo afërsi të Bashkimit Evropian në procesin e Kosovës drejt integrimit duke e cilësuar Kosovës si pjesë të Serbisë.
Në Parlament Evropian një herë ajo kishte akuzuar shqiptarët e Kosovës se po vinë të e kolonizojnë ‘’Epirin e Veriut”, dhe kishte aluduar se Shqipëria e Jugut ishte tokë greke.
Eurodeputetja greke, shtetase e Qipros, ishte shpallur person ‘’non-grata’’ në Shqipëri pas deklaratave të saj.