Banorët e Unazës së re vazhdojnë qëndresën kundër projektit korruptiv që le pa shtëpi rreth 500 familje dhe që i sjell përfitim xhepave të rilindësve me 40 milionë euro. Sot ata janë më shumë të motivuar për të qëndruar në protesta , pasi siç shprehen arroganca që kanë përballë i motivon të kërkojnë rrëzimin e qeverisë.
Njëri prej banorëve ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje maksimale në protestën e 2 qershorit, si një proteste nga më të rëndësishme, akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës për propagandë në televizione. Ai iu referua rastit të mbrëmshëm kur Veliaj reklamohej në një nga televizionet Kombëtare se është një bamirës që ndihmoi në strehimin e familjes së vogëlushit të emisionit, ndërkohe që jashtë propagandës po le pa shtëpi rreth 500 familje.
“Do të hedhë në Lanë mbi 500 familje dhe ka fytyrë bën propaganda në televizione sikur i bën me shtëpi fëmijë të ekraneve. Këta janë të lirë kurse Dorjan Protoduari ka 7 muaj që endet burgjeve. Këta interesohen vetëm çfarë futin në xhepat e tyre. Prandaj protesta e 2 qershorit është detyrim. I ftojmë çdo shqiptar të ngrihen ën protesta” u shpreh banori i Unazës së re.