Ish-deputetët e PD në konferencë shtypi për ngjarjet e 16 shkurtit para Policisë në Tiranë

E mërkurë, 29 May 2019 14:21

Gjashtë  ish- deputetë të Partisë Demokratike po japin një konferencë për shtyp për ngjarjet e datës 16 shkurt tek Drejtoria e Policisë Tiranë.

Ish-deputeti Enkelej Alibeaj foli për procedimin penal që Policia i ka bërë atij dhe 5 kolegëve të tij për protestën e 16 shkurtit në Tiranë dhe atë që ndodhi më pas në Drejtorinë e Policisë.

“Kukullat në Prokurori, - tha Alibeaj, - zbatojnë symbyllur urdhrat politikë të një shteti policor. Për këtë jemi proceduar. 2 qershori do të jetë shumë më tepër sesa kaq për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarëve, pavarësisht përdorimit makiavelik që iu bëhet drejtuesve të dehur të Policisë apo Prokurorisë.”

Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët janë proceduar nga Prokuroria e Tiranës penalisht për protestën e 16 shkurtit kanë folur në një konferencë për mediat dhe kanë sqaruar të vërtetën e përplasjeve mes tyre dhe policëve të drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Drejtori i Policisë së Shtetit ka agresuar kolegun e tij Gent Stazimirin, ndërsa shton se nëndrejtori i policisë ka çuar dorën edhe tek arma.

 Ai shpjegoi se deputetët shkuan tek ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të ndaluar terrorin që po ushtrohej ndaj qytetarëve, por shton se policia jo vetëm që i privoi nga e drejta e tyre, por përdori edhe agresion ndaj kolegut Gent Strazimiri. Ish-deputetët kanë publikuar edhe videon, që sipas tyre tregon shkaktarin e përplasjesve te ambientet e drejtorisë.

“ Është përdorur dhunë dhe janë shoqëruar mbi 50 qytetarë dhe menjëherë pas protestës ne morëm të dhënat se sa shumë prej pjesëmarrësve iu nënshkruan dhunës. Një grup deputetësh shkuan te drejtoria e Tiranës sipas detyrimeve që kanë për të marrë informacion. Të penguar nga funksionarët e policisë, u pengua e drejta jonë për të marrë informacion dhe pse jo për të ndaluar edhe valën e terrorit të shoqërimeve dhe arrestimeve të bëra me 16 shkurt.

Ne shkuam të gjithë se bashku në zyrën e drejtorit të Policisë. Për çudinë tonë dhe jo vetëm tonë Drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i përgjithshëm, prokurori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit. Në zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të disa funksionarëve të lartë të policisë të dehur nga alkooli. Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri për t’i marrë telefonin me të cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën ne brez për të nxjerrë armën.”, tha ai.

 

Modifikuar më E mërkurë, 29 May 2019 14:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...