Arta Marku bllokon hetimin për autorët e shkatërrimit të emrit të Teatrit Kombëtar

E mërkurë, 29 May 2019 14:23

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë ka shpërndarë mesditën e sotme një njoftim për opinionin publik, duke denoncuar direkt prokurorinë e Përgjithshme dhe kreun e saj, Arta Marku, për bllokim dhe refuzim të hetimit për autorët e shkatërrimit dhe heqjen e emrit (shkronjave në fasadë) të Teatrit Kombëtarë.

“Fatkeqësisht, sot duhet t’ju informojmë se Prokuroria e Përgjithshme praktikisht refuzon të hetojë çështjen. Megjithëse i jemi drejtuar vazhdimisht, megjithëse mjetet për hetimin e çështjes ekzistojnë, megjithëse është e qartë që punonjësit e Bashkisë kanë vepruar pa asnjë leje zyrtare, Prokuroria shprehet se ende nuk ka caktuar prokurorin përkatës – hap ky që duhet të kishte ndodhur menjëherë pas denoncimit përkatës”, vjen denoncimi nga kjo aleancë e cila ka më shumë se 1 vit që proteston kundër prishjes së godinës, ku kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë Veliaj kanë planifikuar të ndërtojnë kulla gjigante.

Denoncimi i plotë

 

Tiranë, 29.05.2019

DEKLARATË PËR MEDIAT

Të dashur miq dhe mbështetës të kauzës së Teatrit, 
Siç jeni të informuar, në orët e para të datës 26 prill, shkronjat e fasadës së Teatrit Kombëtar u hoqën pa asnjë vendim apo njoftim. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, me ndihmën dhe kontributin e shumë prej jush, i rivendosi shkronjat në vendin e duhur në 7 maj, duke i rikujtuar Bashkisë dhe Qeverisë se godinën e Teatrit Kombëtar nuk do mund ta rrezikojnë kurrë! Artistët dhe qytetarët janë të vendosur ta mbrojnë atë deri në fund.

Gjithashtu, ne kemi bërë publik faktin se shkronjat u hoqën nga punonjës të Bashkisë, vërtetuar kjo nga foto të publikuara në faqen tonë në Facebook por edhe në media. Si përgjigje ndaj këtij veprimi, Aleanca denoncoi heqjen e shkronjave në Prokurorinë e Përgjithshme. Duke qenë se ky veprim ndodhte vetëm pak metra larg godinës së Ministrisë së Brendshme, e cila ruhet me kamera të shumta, ishte e arsyeshme të mendonim se personat përgjegjës do të identifikoheshin shpejtë, e më pas edhe arsyet pse e kishin ndërmarrë këtë veprim.

Ju rikujtojmë se gjatë kësaj kohe qoftë Bashkia Tiranë e qoftë Ministria e Kulturës, institucioni që ka në pronësi godinën e Teatrit Kombëtar, nuk kanë marrë përsipër përgjegjësinë për këtë veprim dhe kanë refuzuar të shprehen në publik sa herë që pyeten për këtë çështje. Heshtja nga ana e institucioneve vërteton se nuk ka pasur asnjë urdhër zyrtar që lejonte heqjen e shkronjave nga fasada e Teatrit Kombëtar.

Fatkeqësisht, sot duhet t’ju informojmë se Prokuroria e Përgjithshme praktikisht refuzon të hetojë çështjen. Megjithëse i jemi drejtuar vazhdimisht, megjithëse mjetet për hetimin e çështjes ekzistojnë, megjithëse është e qartë që punonjësit e Bashkisë kanë vepruar pa asnjë leje zyrtare, Prokuroria shprehet se ende nuk ka caktuar prokurorin përkatës – hap ky që duhet të kishte ndodhur menjëherë pas denoncimit përkatës. Sidoqoftë, Aleanca mbetet e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj historie, me të njëjtën vendosmëri që ka treguar deri më sot në mbrojtje të godinës.

Nga ana tjetër, kjo histori tregon edhe njëherë se institucionet e shtetit shqiptar, qoftë edhe ato që duhet të funksionojnë si të pavarura, janë tërësisht të kapura nga interesat e Qeverisë. Veprime të cilat janë shkelje të ligjit dhe lehtësisht të hetueshme, nuk merren përsipër nga Prokuroria e Përgjithshme thjesht e vetëm për të mbrojtur personat me pushtet politik. Kjo histori, sado e vogël mund ti duket dikujt, është treguesi më i qartë i kolapsit institucional dhe autoritarizmit politik që përjeton sot Shqipëria.

Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...