E ftuar në Syri.net, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka komentuar aktualitetin në vend, duke nisur nga rekomandimi i KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Sipas saj, raporti i KE nuk tregon Shqipërinë reale.
“PD është një parti që gjatë gjithë pushtetit të saj ka patur një projekt madhor dhe ky është integrimi evropian. Vetë Sali Berisha ka lobuar individualisht për këtë gjë duke theksuar se rruga e vetme e Shqipërisë është integrimi në BE. Por duke ditur realitetin, raportet, misionet e vendeve anëtarë që kanë ardhur këtu, e shohim me skepticizëm. Fatkeqisësht raporti nuk vlerëson gjendjen reale të vendit. Ka mbyllur sytë për disa probleme.
Vendos problemi e Gjykatës Kushtetuese poshtë qeverisë, që për mua tregon pavarësinë e gjyqësorit. Flet për ulje të madhe të kultivimit të kanabisit. Kjo nuk është Shqipëria reale. Nuk i ka reflektuar siç duhet dinamikat e tregut në Shqipëri”, u shpreh Tabaku. /Syri.net