Bisedimet sekrete janë tradhti për popullin e Kosovës

E Enjte, 30 May 2019 17:26

Nga David L. Phillips

Nëse presidentët e Kosovës dhe Serbisë arrijnë një marrëveshje të fshehtë për të normalizuar marrëdhëniet përmes shkëmbimit të territoreve, kjo do të polarizonte më tej politikën e Kosovës, do të rriste ndasitë sociale, do të armiqësonte aleatët ndërkombëtarë e do të shkaktonte trazira ndëretnike.

Bisedimet kërkojnë kujdes, larg syrit të publikut.

Megjithatë, nevoja për kujdes duhet të jetë e balancuar me përfshirjen në mënyrë që palët të investojnë për rezultatin dhe të bindin zgjedhësit e tyre për të përkrahur rezultatet e negociatave.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë takuar pa dyerve të mbyllura për të diskutuar normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve.

Thaçi ka ngritur idenë polemizuese të ‘korrigjimit të kufijve’. Përveç Federica Mogherinit, shefja e politikës së jashtme të BE, askush nuk e di se çfarë diskutuan Thaçi e Vuçiç. Edhe anëtarë të delegacionit të Kosovës nuk kanë dijeni.

Nuk është e lehtë të mbash sekrete, sidomos për çështje të një rëndësie të tillë kombëtare. Thuhet se Thaçi e Vuçiç planifikojnë të njoftojnë një marrëveshje për shkëmbim territoresh para takimit të ardhshëm, më 1 korrik.

Sipas një personaliteti të njohur kosovar, pikat e marrëveshjes janë këto:

Serbia bie dakord të njoh Kosovën.

Kosova do t’i japë Serbisë Mitrovicën e Veriut dhe katër bashki veriore.

Kosova do të marrë katër deri në shtatë fshatra në Luginën e Preshevës, aktualisht pjesë e Serbisë. Këto fshatra nuk mund të formojnë një territor kufitar me Kosovën.

Liqeni Gazivoda, i cili është thelbësor për furnizimin e Kosovës me ujë dhe energji, do të kthehet në territor i mbikqyrur nga një organizatë ndërkombëtare, për shembull NATO.

Një Shoqatë e Komuniteteve të Pakicave Serbe do të formohet në pjesë të tjera të Kosovës ku banojnë serbë. Ajo do të jetë përgjegjëse për planifikimin urban dhe rural.

Marrëveshja nuk përmend minierat e Trepçës, të cilat zënë territore të të dyja vendeve. (Mosadresimi i statusit të Trepçës ngre pyetjen: Kush përfiton?).

Shkëmbimet territoriale kanë precedentë. Më 1947, Serbia transferoi shtatë fshatra të qarkut të Gjilanit në Luginën e Preshevës: Stanec, Maxherë, Peqenë, Ranatoc, Depcë, Caravajkë dhe Sefer.

Fshtra të tjera u transferuan në Bujanovc: Dobrosin e Konçul, si dhe fshatrat malorë Bujanovc, Pribovac e Zarbincë. Këto 11 fshatra kanë një sipërfaqe totale rreth 85 kilometra katror.

Më 1959, 45 rezidenca të rajonit Raska u transferuan në Kosovë. Edhe një pjesë e Leshakut dhe Zubin Potokut iu bashkuan Kosovës. Vendimi mbi këto ndryshime territoriale u mor vetëm nga Beogradi. Në atë kohë, statusi politik i Kosovës ishte i rajon autonom brenda Serbisë.

Marrëveshja Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh është ide e keqe për disa arsye.

Vuçiç nuk i ka votat në parlament për të amenduar Kushtetutën e Serbisë e për të ratifikuar marrëveshjen. Njohja e Kosovës nga Serbia është në qendër të marrëveshjes.

Marrëveshje nuk i adresohet anëtarësimit të Kosovës në BE dhe OKB. Dëshira e mirë është një bast i papranueshëm.

Implementimi i marrëveshjes do të institucionalizonte pastabilitetin, duke izoluar fshatrat shqiptarë në Preshevë e në veri të Kosovës, duke krijuar në këtë mënyrë geto të ngjashme me Rripin e Gazës.

Shoqata e Komuniteteve të Pakicave Serbe për serbët në jug të Kosovës do të shkaktonte trazira dhe do të ushqente kërkesën e tyre për largim nga vendi.

Politika e Kosovës do të polarizohej edhe më tepër nëse delegacionit negociues kosovar i mbahen të fshehta detaje nga marrëveshja.

Parlamenti i Kosovës do të debatojë nxehtësisht për marrëveshjen me shoqërinë të përçarë thellë. Përçarjet sociale do të përkeqësohen dhe do të shfaqet dhunë ndëretnike.

Edhe Bosnja mund të përjetojë rikthimin e dhunëse nëse Republika Srpska kërkon të bashkohet me Serbinë.

Marrëveshja është e keqe edhe për marrëdhëniet e jashtme të Kosovës. Mbajtja e fshehtë nga kancelarja Angela Merkel do të armiqësojë lideren gjermane e cila ka qenë e palëkundur për integritetin territorial të Kosovës. Arritja e një marrëveshjeje pas shpinës së saj do të minojë përkrahjen gjermane për liberalizim vizash, lidhje ekonomike dhe përparësi të tjera për Kosovën.

Pozicioni i Ëashingtonit është i diskutueshëm. Zyrtarë amerikanë kanë lënë të kuptohet se do të pranojnë një marrëveshje që mund të arrijnë palët. Ky qëndrim është një tkurrje e lidershipit të SHBA në një vend ku pikëpamjet e Amerikës kanë vërtet rëndësi.

Çdo marrëveshje midis Kosovës e Serbisë pa miratimin e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara do të dështojë. Gjermania dhe SHBA janë thelbësore për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Duke ecur përpara, bisedimet duhet:

Të përfshijnë anëtarët e delegacionit të Kosovës dhe të informojnë liderët e opozitës. Boll më me takime pas dyerve të mbyllura mes Thaçit e Vuçiç.

Të bëjnë kërkesa të qarta për ratifikim nga parlamenti dhe një referendum popullor. Pranimi nga shoqëria e Kosovës është kritik për implementimin.

Të kërkojë pjesëmarrjen e zyrtarëve të SHBA në të gjitha takimit. Të mos ketë ekskluzivitet për zyrtarët e BE.

Ka një alternativë për copëtimin: ndërtimi i shtetit dhe krijimi i një shoqërie të përbashkët në të cilën interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë të mbrohen e promovohen. Në vend të fokusimit në detajet e korrigjimit të kufijve, Thaçi dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të shohin larg në të ardhmen dhe të këmbëngulin në njohjen pa kushte nga Serbia.

Çdo gjë tjetër e bën Thaçin bashkëpunëtor në trathti dhe të nëpërkëmbur nga Beogradi.

Shkruar nga David L. Phillips për Balkaninsight.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...