Sondazhi i IPR-ORA, Hoxha: Na dha mundësinë të analizojmë edhe elektoratin jo fanatik

E Enjte, 30 May 2019 21:15

Analisti Artan Hoxha i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora ka komentuar sondazhin e IPR për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas Hoxhës, sondazhi tregoi qartë se 60% e shqiptarëve i quajnë zgjedhjet pa opozitën të pavlefshme.

Artan Hoxha: Mazhoranca duhet të lexojë pyetjen si i konsiderojnë shqiptarët zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën. Aty përgjigjeshe qartë, mbi 60% i quajnë as të vlefshme as të ligjshme. Përballë një situatë të tillë absurde po këta shqiptare vrasin mendjen për ndonjë zgjidhje, dhe një nga zgjidhjet është shtyrja e tyre. Rezultati më alarmant ishte kjo pyetje. Mbi 60% e të pyeturve mendojnë se pa opozitën zgjedhjet nuk janë as të vlefshme as të ligjshme. Përballë një 33% njerëzish që thonë se zgjedhjet janë edhe të vlefshme edhe të ligjshme.

Sipas Hoxhës, sondazhi dha mundësinë që të analizojë edhe elektoratin jo fanatik të majtë dhe të djathtë.

Beti Njuma: Opinioni publik është kritik për mosmarrjen e opozitës në zgjedhje

Artan Hoxha: Kjo përforcon konkluzionin se ata që po bëjnë diferencën me qëndrime janë ajo pjesë e elektoratit që nuk është as fanatike djathtas dhe as fanatike majtas. Këta njerëz që kanë bindje politike, por që nuk janë fanatik as majtas as djathtas, quhen njerëz që gjykojnë me mendje të ftohtë, që shohim më larg. Këta janë kritik për metodën opozitare. 52% do të thotë që po të heqin fanatikët e majtë kemi një përqindje edhe brenda atyre që votojnë djathtas. Edhe brenda popullit opozitar ka kritikë ndaj qasjes opozitare. Por kur dalim tek pyetje pararendëse, që 60% i quajnë zgjedhjet paçavure pa pjesëmarrjen e opozitës, këtu do të thotë që ka edhe më shumë njerëz që gjykojnë në mënyrë të arsyeshme. Ndaj them që sondazhi na ka dhënë mundësinë që të analizojmë edhe një pjesë të elektoratit jo fanatik të asnjë krahu, i cili sheh me sy kritik veprimet opozitare, por sheh edhe me sy më kritik veprimet qeveritare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...