Veliaj e ka shndërruar bashkinë në institucion punësimi të rilindësve, nga 1500 sot 6300 punonjës

Premte, 31 May 2019 10:43

Në vitin 2018 numri total i punonjësve në pushtetin vendor arriti në 33 500 persona nga të cilët rreth 18% ose 6309 punonjës ndodhen në Bashkinë e Tiranës, sipas të dhënave nga Ministria e Financave të cituara në një raport të posaçëm nga Shoqata e Bashkive tëShqipërisë.

Pas Reformës Territoriale në verën e vitit 2015 numri i punonjësve në Bashkinë e Tiranës i kaloi të 1500 punonjësit për shkak të bashkimit me komunat përreth. Por më vonë më transferimin e funksioneve nga pushteti qendror dhe me riorganizimin e strukturës së Bashkisë më të madhe në vend numri i punonjësve ka kaluar më shumë se 6 mijë. Bashkia e Tiranës administron shërbime për gati 20 për qind të popullsisë sëvendit.

Në vitin 2015, në të 65 bashkitë dhe 308 komunat, numri total i punonjësve ishte 19.625. Mirëpo, deri në dhjetor 2018, numri i punonjësve në 61 bashki është sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Kjo tregon për një numër të madh punonjësish që u zëvendësuan me punonjës të rinj.

Nga ky total i punonjësve, 6300 janë punonjës të bashkisë së Tiranës dhe më pas shifrat bien ndjeshëm në bashkitë e tjera. Në17 bashki numri i punonjësve është më shumë se 500, ndërsa pjesa tjetër kanë më pak se 500 punonjës dhe lista mbyllet me bashkinë Pustec e cila ka 64 punonjës.

Shoqata e bashkive vlerëson se, Reforma territoriale nuk u studiuan mirë bashkitë e reja dhe gjeografikisht shumë më të mëdha do të kishin nevojë për një numër më të madh punonjësish.

Kryebashkiakët e rinj u ndeshën me një ngarkesë të madhe që vinte më shumë nga zonat rurale dhe ju duhej të krijonin një strukturë që mund të përballej me zgjerimin rural, bujqësinë, turizmin rural, menaxhimin e pyjeve dhe kullotave etj.

Strukturat aktuale të bashkive duket se ende nuk janë përshtatur për të plotësuar shërbimet publike kryesisht në këto zona rurale. Edhe pse ka pasur një progres sa i takon zyrave me një ndalesë (43 bashki aplikojnë one stop shop), përsëri ka boshllëqe duke krijuar tek qytetarët idenë se administrata e bashkisë është në funksion të qendrës.

Administratorët e njësive administrative ngrenë problemin se çdo ndërhyrje e tyre është krejtësisht e varur nga bashkia në qendër. Kjo ka krijuar dhe ‘lodhje’ të qytetarëve dhe si pasojë e largësisë./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...