Manjani, ambasadorëve të huaj: Kush e thirri dialogun që s’vajti opozita?!

Hënë, 03 June 2019 10:01

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka drejtuar një pyetje ambasadave të huaja: “Një pyetje kam për të gjithë “dashnorët” e dialogut, më së pari për ambasadat e huaja, kur dhe ku zhvillohet ky dialogu?! Kush e thirri dialogun që s’vajti opozita?!”

Ndër të tjera ai ka komenetuar edhe shtatë letrat që kryeministri Rama i ka drejtuar kreut të opozitës, Lulzim Basha.

“Deri tani dimë që Kryeministri ka shkruar 7 letra, por askund nuk gjendet një informacion i tillë. Pavarësisht se detyrohesh të lexosh përrenj me helm e mllef, prap nuk ka asnjë ftesë me datë, orë e vend për tryezë”,- vijon Manjani në postimin e tij.

Postimi i plotë i Manjanit

Një pyetje kam për të gjithë “dashnorët” e dialogut, më së pari për ambasadat e huaja, kur dhe ku zhvillohet ky dialogu?!

Kush e thirri dialogun që s’vajti opozita?!

Deri tani dimë që Kryeministri ka shkruar 7 letra, por askund nuk gjendet një informacion i tillë.

Pavarësisht se detyrohesh të lexosh përrenj me helm e mllef, prap nuk ka asnjë ftesë me datë, orë e vend për tryezë.

U bë pak bajate kjo puna e dialogut, ku të gjithë e kërkojnë e askush nuk e thërret.

Kësaj në shqip i thonë: m’ka çu nana me la gojën.

P.S. Të paktën ambasadat nuk “shqetësohen” më për shkatërrimin e pronës publike të shqiptarëve, pronë të cilën e paguajnë po shqiptarët edhe kur nuk e shkatërrojnë vetë…

Bash na patën hapë barkun me ato deklaratat se “po shkatërrohet prona publike”, që s’është e shteteve që ata përfaqësojnë…

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...