Deputeti i futur në parlament pas tërheqjes së opozitës Lefter Maliqi, mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” te Arian Çanit është shfaqur i penduar që i besoi Edi Ramës dhe e ndihmoi gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017. Qëndrimet e forta kundër Rilindjes dhe veçanërisht kundër vetë di Ramës, Maliqi i ka shprehur duke i intesifikuar që pas startimit të krizës së rëndë politike.
I pyetur nga Arian Çani se si mendon për datën 30 qershor, deputeti Maliqi deklaroi me bindje këtë herë në “rolin” e një ish drejtuesi policie se nuk ka asnjë mundësi, edhe fizike, që zgjedhjet ti kontrollojë policia, sepse do plasin sherret dhe djegiet e kutive në shumë qendra, ndërkohë se çdo qendër ka nga një polic. Sipas tij kokëfortësia e Ramës për të bërë zgjedhje në 30 qershor do të çonte një përplasje civile me pasoja të rënda dhe bërri thirrje, se nuk duhen kurrsesi të zhvillohen zgjedhje pa opozitën.
Kur Çani drejtuesi e pyeti se nëse Rama i zhvillon me forcë zgjedhjet me 30 qershor, çfarë do të bënte deputeti Maliqi, ai zotua se, “do të dorëzojë mandatin e deputetit”.