Nga Petrit Vasili (Nënkryetar i LSI)
Amerika dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ja ka hequr përfundimisht vizen Edi Ramës!!
Per SHBA-në Edi Rama perfaqeson mbeshtetesin e krimit te organizuar, frymezuesin e korrupsionit te cfrenuar dhe shnderruesin e Shqiperise ne lavatricen gjigane te pastrinit te parave.
Raporti i DASH eshte rruga e vetme per veprim e opozites per te shpetuar Shqiperine nga gremina.
Raporti i DASH eshte themeli i objektivave te opozites per te larguar vendin nga humnera.
Ja c’thote DASH per Edi Ramen dhe kriminalizimin e vendi:
“Në raport thuhet se “Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.
Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.
Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.
Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.
Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.
Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”
Shyqyr qe Amerika eshte kaq e qarte dhe eshte ajo qe eshte dhe i ve emrin shkaktarit te vetem te shkaterrimit te Shqiperise dhe ky emer eshte Edi Rama.