Mijëra simpatizantë dhe mbështetës të PDIU-së nisën marshimin drejt protestës së opozitës para godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit u nisën nga selia e PDIU dhe më pas iu bashkuan protestuesve të tjerë të opozitës së bashkuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Me thirrjet “Rama ik”, mbështetësit e PDIU kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit.