Basha mbyll fjalën para Kryeministrisë, protestuesit drejt Parlamentit

Saturday, 08 June 2019 20:40

Edhe protesta e tetë e opozitës ka të njëjtin itinerar. Pasi kreu i PD, Lulzim Basha mbylli fjalën e tij, i kërkoi protestuesve të nisen drejt Parlamentit, po ashtu si edhe në protestat e mëparshme të opozitës.

Basha: Anulimi i datës së zgjedhjeve nuk është fundi i betejës sonë
“Ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë suaj të pathyeshme, Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi i bandës së Edi Ramës, për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist. Kjo është vetëm rezultat i forcës suaj të pathyeshme, i qëndresës suaj, besimit tuaj të palëkundur te vlerat europiane, të lirisë, demokracisë, dinjitetit njerëzor”, tha Basha.

Login to post comments