Basha, thirrje “kupolës” socialiste: Largoni Ramën, merrni kontrollin e partisë

Saturday, 08 June 2019 21:42

Ndër të tjera në fjalën e tij nga selia e Partisë Demokratike, teksa mbylli protestën e tetë të opozitës, Basha pati një thirrje dhe për socialistët.

Kreu i PD tha se nuk është vonë për të shpëtuar Partinë Socialiste nga krimi dhe për këtë, sipas Bashës, “kupola” e kësaj partie duhet të largojë Ramën.

“Përshëndes me mijëra socialistë që janë bashkuar në këtë protestë dhe të tjerë që duan me zemër të pastrojnë partinë e tyre nga krimi. I bëj thirrje njerëzve me përgjegjësi në kupolën e Partisë Socialiste: arrestoni krimin në kupolën tuaj, ndalni krimin në kupolën tuaj, merrni kontrollin politik të partisë, uluni në dialog për zgjidhje politike, pa Edi Ramën kryeministër dhe le të garojmë para shqiptarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është vonë për ta shpëtuar Partinë Socialiste nga krimi”, tha Basha.

Login to post comments