Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga protesta e jashtëzakonshme e ditës së djeshme.
Basha thotë se tashmë ka marrë fund Shqipëria që duan ata dhe ka ardhur koha e Shqipërisë si e gjithë Evropa, Shqipërisë që duan të gjithë shqiptarët.
Postimi i plotë
Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. #ShqiperiaSiEuropa 🇪🇺🇦🇱