Erion Veliaj, kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës, ishte njeriu i dytë pas shefit të tij Rama që tregoi menjëherë servilizëm të shpifur duke iu kundërvënë presidentit të Republikës Ilir Meta.
Themi servilizëm të shpifur, për faktin se kjo vemje nuk ka fare hallin as të Ramës as të Rilindjes, por ka hallin e vet pasi si megalavatrice e pastrimit të parave të drogës kërkon çmos të vazhdojë në atë detyrë pavarësisht se si.
Erion Veliaj ka vetëm hallinë vet, hallin e falsifikimit të diplomës universitare që i doli plagjiaturë, Veliaj ka vetëm problemin që të konfirmohet çdo ditë si njeriu i mashtrimit dhe vjedhjes.
Për hir të së vërtetës Edi Ramës i njihet një “meritë” e madhe, pasi ai nuk i ka fshehur kurrë veset e veta, ndërsa kjo vemje është thjesht një mashtrues që e nis mashtrimin me fiqtë e mamit dhe përfundon deri tek vrasja e Ardit Gjoklajt. Njeriu që bën sikur është mërzit shumë nga kriza e Rilindjes është prapë mashtrues ordiner. Sepse ky i tillë është dhe në urrejtjet e veta dhe në të ashtuquajturit dashuritë e veta dhe këtu ka shumë, por janë çështje vesesh jo ndjenjash dhe sigurisht një kapërcim i tillë deri në vrasës kur të lëshohet orteku për rrëzimin e Rilindjes ndoshta dhe këtë zvarranikë e merr me vete.