Situata e rëndë politike në vend sa vjen e po përshkallëzohet, sidomos pas vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Por edhe pas këtij vendimi, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama vijojnë të këmbëngulin se zgjedhjet do të mbahen më 30 qeshor.
Kjo situatë krize përcillet pa pushim edhe në rrjetet sociale me fotomontazhe dhe ironi therëse. Kështu, në fotomontazhin e mëposhtëm shfaqet ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano dhe Pandali Majko, i cili i kërkon të kthehet në krye të partisë, në vend të Edi Ramës. Fotomontazhi shoqërohet me mbishkrimin, ku Majko i drejtohet Nanos: “Të hëngsha mu…, kthehu”.