Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë. Ky takim u vendos në mbledhjen e kryesisë së PS-së, menjëherë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi “live” para mediave zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Takimi mes Ramës dhe trupës diplomatike u zhvillua në godinën e kryeministrisë. Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar.