Lefter  Maliqi zbardh prapaskenat: Balla i bleu si bagëti deputetët e opozitës

Saturday, 15 June 2019 12:42

Deputeti Lefter Maliqi në një status të fortë në Facebook ka treguar të gjitha prapaskenat e turpshme sipas tij në Kuvend ditën kur u votua rezoluta ndaj dekretit të Presidentit Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor.

“Parlament ilegjitim, turp, skandal. 100 deputetë votuan pro rezolutës për shkarkimin e Presidentit. Kjo tregon qe Opozita e Re ka pëlqyer joshjet, ndërhyrjet, por votimi tregoi këtë të vërtetë pasi në mënyrë unanime vendosëm para votimit abstenim, por Balla kërkoi 30 minuta pushim dhe ndërhyrjet, joshjet bënë bashkimin e madh rilindas me 100 deputetë“, shkruan Maliqi. Deputeti la të kuptojë se janë dhënë qindra mijë euro.

Gjithashtu ky i fundit i kërkon kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla t’i marrë nga krahu i mazhorancës qeverisëse, sic i quan ai të gjithë “deputetët e shitur të opozitës”:

“Idealet opozitare nuk mund te qelben nga korrupsioni politik i këtyre të pamoral që shiten e joshen dhe s’përfaqësojnë as opozitën dhe as vota në popull përveç rreth 10 deputetëve që votuan kundër e abstenuan sepse s’pranuan joshje dhe rreshtim nga Rilindja e krimit dhe bandave që i vendosin në lista deputetesh. Kush është burrë që do të bëjë opozitë do rrijë në atë krah të tjerët që shiten si bagëti të shkojnë menjëherë të ulen si hauri i hajdutëve të rilindjes“.

Kujtojmë se dekreti i Metës u hodh poshtë nga 100 deputetë, 7 ishin kundër dhe 2 abstenuan.

Komenti i Lefter Maliqit

Parlament ilegjitim ,turp ,skandal,100 deputet votuan pro rezolutës per shkarkimin e Presidentit.Kjo tregon qe Opozita e Re ka pelqyer joshjet nderhyrjet por votimi tregoj kete te vertet pasi ne menyre unanime vendosem para votimit abstenim por Balla kerkoj 30 min pushim dhe nderhyrjet joshjet bene bashkimin e madh Rilindas me 100 deputet.I bejë thirrje Ruçit dhe Balles qe te gjithe keta deputetet e shitur te opozites qe votuan kunder presidentit dhe republikes te shkojne te ulen ne krahun e rilindjes me ballen dhe kompani.

Se idealet opozitare nuk mund te qelben nga korrupsioni politik i ketyre te pamoral qe shiten e joshen dhe sperfaqesojne as opoziten dhe as vota ne popull perveç rreth 10 deputeteve qe votuan kunder e abstenuan sespse spranuan joshje dhe rreshtim nga Rilindja e krimit dhe bandave qe i vendisin ne lista deputetesh.

Krahu i opozites ne parlament ka vend vetem per ata qe duan popullin jo per ata qe i plackisin edhe lekun e fundit.

Kush eshte burre qe do te beje opozite do rrije ne ate krah te tjeret qe shiten si bageti te shkojne menjehere te ulen si hauri i hajduteve te rilindjes.

Edhe sikur vetem fare te mbetem do jem 100 here me dinjitoz se keta 100 qe vune njollen e zezë vendit,kushtetutës dhe qe duan instalimin e diktatures dhe çuarjen e vendit ne perplasjes fizike ne 30 Qershor. Populli duhet te ngrihet fortë ne protesta te forta si ne vitet 90 ku shemben diktaturen dhe tani te shembin Rilindjen bashkë me Kalorsin e saj qe po varferon cdo dite e me shume shqiptaret ,qe po i kercenon,shantazhon me burg dhe i ka bere, qe mbi 300 mije te ikin jashte vendit pasi po u vritet cdo dite e me shume shpresa per endren Europiane.Une jam me ju,zeri juaj dhe do jem me ju ne Protestë fortë dhe fuqishem. Shteti ka rëne,Parlamenti ka rëne,kemi Prokurori politike. Ska kthim prapa,të gjithë në këmb shpalleni 21 Qershorin nata e bardhe e rikthimit te Demokracise.

Modifikuar më Saturday, 15 June 2019 13:18

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...