Alarmi i OSBE: Mediat kryesore të kapura nga pronarë oligarkë, pro qeverisë

Saturday, 15 June 2019 13:24

Raporti i paraprak i OSBE/ODIHR për situatën në Shqipëri, veç problemeve politike dhe ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitë dhe pa datë të dekretuar, jep të dhëna alarmante për rolin e medias.

OSBE vëren se televizionet janë burimi kryesor i informimit të qytetarëve për zhvillimet politike, por nga ana tjetër, thekson se mediat e mëdha u shërbejnë interesave të pronarëve oligarkë të lidhur fort me qeverinë.

Sipas OSBE, pavarësia e këtyre mediave është në pikëpyetje, ndërsa gazetarët pranojnë se përdorin autocensurën.

“Mjedisi mediatik është i larmishëm dhe karakterizohet nga një numër i lartë mediash që operojnë në një treg të kufizuar reklamash. Shumica e bashkëbiseduesve të MVZ-së së ODIHR-it kanë shprehur shqetësimin se media të mëdha u shërbejnë si platformave lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën. Televizioni mbetet  burimi kryesor i informimit politik. Procesi i përfunduar së fundmi i dixhitalizimit ka rezultuar në kontrollin nga një familje të tre prej pesë frekuencave televizive kombëtare private”,- thuhet në raportin e OSBE të publikuar dje.

Ky raport i OSBE/ODIHR mund të cilësohet si më i rëndi për situatën e mediave në Shqipëri. Në vitet e kaluara ka pasur kritika për cilësinë e raportimit në mediave kryesore gjatë fushatave, por asnjëherë nuk është përmendur në mënyrë të qartë se mediat kryesore në vend janë rreshtuar me një kamp politikë. “Mjedisi mediatik është i larmishëm, por mediat kryesore perceptohen si të pozicionuara politikisht”,- thuhet në raport.

Dokumenti i vëzhguesve të huaj, për etikë raportimi, nuk e përcakton se në cilin kamp janë rreshtuar mediat kryesore në vend, por mjafton të shihet se shumica mediave kryesore, jo vetëm në qëndrimet editoriale, por edhe në raportimin e fakteve janë vënë në rresht pranë qeverisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...