Tao Balla i Edmond Begos kërcënon me dekriminalizim

Saturday, 15 June 2019 14:12

Tao Balla i Rilindjes na paskësh kërcënuar kryetarët e bashkive që respektojnë dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit se do i kapë dekriminalizmi.

Po si ka mundësi të bëhen deklarata të tilla në këtë vend?! Si mundët të flasë për dekriminalizim një njeri i cili del në çdo aferë, në çdo pisllëk të Rilindjes si i përfshirë.

Po nuk ka krim i bërë nga grupi i organizuar kriminal “Rilindja” që këtij Tao Ballës të mos i dalë emri.  3.4 milionët e “Toyota Yaris”, lidhja me Edmond Begon, nën shoqërinë e Maksim Beçës, lider i një bande kriminale, në mbrojtje të përdhunuesve duke kërcënuar punonjësit më të mirë të policisë së shtetit, dalja në përgjim të papritur teksa ka nisur aksionin për të mbuluar skandalin e Agron Xhafaj etj etj etj.

Si ka mundësi që një njeri i vetëm, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, anëtar i rëndësishëm i një mazhorance në një vend në mes të Europës, te këtë kaq shumë fije që e lidhin me krime ka të rënda?!

E tmerrshme se si në çdo aferë të rëndë kriminale që ndodh në këtë vendin del në skenë gjithnjë ai, Taulant Balla. Ajo që e karakterizon Taon është fakti që ai nuk diskriminon asnjë tip krimi. Atë e gjen në trafikun e drogës, e gjen me armë, diku është duke kërcënuar, diku është duke vjedhur, është duke përdhunuar, është kudo ku ka një vepër të pështirë.

Taulanti i janë numëruar me dhjetëra udhëtimet me çarter me kriminelin Edmond Bego, madje ai e ka pranuar edhe vetë miqësinë e madhe me të.  Ndaj kur dëgjon fjalën ‘dekriminalizi’ në gojën e këtij kriminelë ordiner është kulmi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...