Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e vendeve anëtare të BE për tl mos hapur negociatat me Shqipërinë.
Përmes një postimi në Facebook, Shehu shkruan se, falë Ramës dhe keqqeverisjes së tij, vendi është kthyer në një dele të zezë.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Tragjedi, Shqiperia eshte kthyer ne “Delen e Zeze”, ndersa Rama....!!
Edhe Maqedonia e Veriut nuk na do prane, sikur te jemi te zgjebosur.
Presidenti Pendarovski kerkon ndarjen e vendit te tij nga neve ne proceset e integrimit europian.
Hollanda na mban larg e kerkon rivendosjen e vizave vetem per Shqiperine.
Zvicra fatkeqesisht eshte shume afer nje kerkese te tille.
Skepticizmi ndaj nesh ka artitur kulmet kudo; te gjithe kerkojne te na largohen apo te na largojne.
Nderkaq Kryeministri sulmon Presidentin e Maqedonise se Veriut ne vend qe te reflektoje e te ndermare hapin e pare, te pranoje zgjidhjen e krizes se rende pluridimensionale ku eshte perfshire vendi per te filluar...
Ai “cuditet” me Presidentin e Maqedonise se Veriut, duke kerkuar te fshihet mbas asaj qe ishte Shqiperia disa vite me pare, faktori kryesor i stabilitetit ne Rajon, pozicion qe ai vete ja “dhuroi” tashme Serbise e Vucic.
Nqs Maqedonia e Veriut sot eshte shume para nesh e na konsideron neve si pengese, gje qe deri dje ishte e kunderta, vjen pikerisht se Shqiperia ka bere hapa mbrapa, ndersa ai vend ka implementuar reformat.
Ky eshte realiteti i yne i hidhur, i cili do te perkeqesohet duke na cuar vecse drejt despotizmave Lindore, prej nga kjo Rilindje mbeshtetet e ku i ka “hedhur spirancat”.
Koha per te reaguar!