Robert Sako, bashkëshorti i kandidates socialiste për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako, është arrestuar në vitin 2013 për veprën penale të “Mashtrimit”.
Por ai ka qëndruar vetëm pak ditë pas hekurave të qelisë, pasi bashkëshortja e tj, Valbona, pagoi 2 milionë lekë të reja në formën e garancisë.
Në bazë të dokumentave të siguruara nga “Boldnews.al” rezulton se ndaj Robert Sako është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit në datë 9 Maj 2013. Ai dyshohet për veprën penale të “Mashtrimit’.
Por, vetëm pak ditë më pas, gjykata e Durrësit ka revokuar vendimin e saj, duke e lënë të lirë Robert Sakon, duke i caktuar masë sigurimi “garanci pasurore” në shumën 2 milionë lekë.
Sipas dokumentave të siguruara nga “Boldnews.al” rezulton se shuma për garancinë pasurore për Robert Sakon është paguar nga bashkëshortja e tij, Valbona Sako, tashmë kandidate për kryetare të Bashkisë së qytetit begdetar.
Valbona Sako, një bashkëpunëtore e ngushtë e Vangjush Dakos, do të përfaqësojë socialistët në zgjedhjet lokale. Shefi i saj i deritanishëm, Dako, “u përjashtua” nga rikandidimi, pasi u publikuan një seri përgjimesh të tijat me anëtarë të bandës kriminale Avdulaj.
Përgjimet e publikuara fillimisht nga VOA dhe më tej nga “Bild” krijojnë dyshime të forta se ai është përfshirë në veprimtari kriminale të vjedhjes/blerjes së votave.
Megjithatë, hetimet e drejtuara nga Arta Marku dhe Donika Prela duket se nuk kanë ndërmend të përfundojnë me arrestimin e Vangjush Dakos. Gjithsesi, përfshirja e tij në mega-skandalin e votave, e detyroi liderin e tij, Edi Rama, ta largonte “me stil” nga jeta politike dhe publike.
Në vend të Dakos, Edi Rama caktoi si candidate për Durrësin Valbona Sakon, e cila, mesa duket, nuk është ndryshe nga rilindasit e tjerë, të cilët, në mos vetë, kanë pasur të afërm me probleme të rënda penale.
“Boldnews.al” kreu verifikime në faqen e gjykatës së Durrësit, por konstatoi se nuk ka të dhëna mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj Robert Sakos dhe vendimin që është dhënë ndaj tij për akuzën e “Mashtrimit”.