Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në bashkinë e Devollit, ku qytetarët kanë bllokuar rrugën Korçë-Bilisht duke e detyruar të devijojë drejtim.
Ish-deputeti i PD për Qarkun e Korçës, Klevis Balliu thotë se Rama u detyruar të ndërronte katër herë rrugë dhe vendin e takimit nga frika e qytetarëve. Sot i tmerruar bën presion me policinë shkruan Balliu, ndërsa shton se Rama ska parë gjë akoma.
'Erdhe në Qarkun e Korçës por ti nuk shkel dot në asnjë vend pa gjetur protesta, pa gjetur revoltën qytetare. Katër herë ndërrove rrugën dhe vendin e takimeve nga frika e qytetarëve, të cilët kanë që në mëngjes që të kërkojnë, por ti fshihesh dhe mbrohesh njësoj si narkotrafikantët e shpallur në kërkim. Sot i tmerruar bën presion me Policinë. Ske parë gjë akoma', shkruan Klevis Balliu.