Skandali i paprecedentë, qeveria shantazhon liderin e opozitës me Sandër Lleshin

Hënë, 17 June 2019 11:12

Situata politike në vend i ngjan një vullkani. Deri tani, publiku mund të shohë vetëm tymin, por në pjesën që nuk duket, gjithçka zien, deri në nivelet më të larta politike. I tillë është rasti i paprecedentë i shantanzhimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili, duke shkelur çdo ligj dhe rregull në fuqi, ka lajmëruar verbalisht kreun e opozitës se i kërcënohet jeta.  Sipas informacionit të bërë publik Ministri i Brendshëm ka thirrur në zyrë të premten në orën 15.00 shoqëruesin e Kryetarit të Partisë Demokratike për t’i kërkuar që të informojë zotin Basha se “si Ministër i Brendshëm, ai ka informacione të tërthorta dhe të besueshme mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës”. Ministri i Brednshëm e ka thelluar aktin e tij të paligjshëm dhe shantashues, kur i ka kërkuar shoqëruesit të zotit Basha, punonjës i Gardës së republikës, që t’i kthejë përgjigje me gojë e jo me shkrim, nëse Pd vlerëson  se kërkon masa shtesë sigurie. Faktet janë bërë të ditura nga një letër zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ka dërguar Ministrit të Brendshëm, të cilit i kujton detyrimin ligjor që informacionet mbi rrezikun e sigurisë së kryetarit të opozitës, t’i trajtojë në rrugë institucionale, duke vënë zyrtarisht në dijeni Gardën e Republikës, si autoritetin përgjegjës.

“Në bazë të ligjit, ju duhet ta përcillni informacionin që keni tek drejtuesit e Gardës së republikës, që janë autoriteti përgjegjës për të vlerësuar masat e nevojshme të sigurisë ndaj një përsonaliteti shtetëror që gëzon mbrojtje të posaçme, si dhe tek institucionet ligjzbatuese që kanë përgjegjësinë ligjore për të gjurmuar, vlerësuar dhe neutralizuar çdo rrezik të tillë.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm

Gazment Bardhi vë në dukje se takimi që Sandër Lleshaj ka zhvilluar me shoqëruesin e kreut të opozitës është jo vetëm I paprecedentë, por jashtë prasktikës ligjore dhe profesionale, duke shkelur çdo procedurë dhe mënyrë institucionale të trajtimti të çështjes.

“Ju, po kështu, keni detyrimin të sqaroni mënyrën e marrjes së këtyre informacioneve, të cilat, ose janë marrë përmes kanalaze zyrtare, ose janë marrë në mënyrë informale, çka mund t’ju përfshijë në një manipulim me qëllime politike” shprehet zoti Bardhi.

Nisur nga rrethanat sesi është zhvilluar ky takim dhe duke konsideruar se Ministri I Brendshëm ka shkelir standardet ligjore dhe institucionale ne trajtimin e informacionit që pretendon se posedon,  Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se për PD “përforcohet dyshimi se qëllimi I vërtetë I takimit ka qenë shantazhimi I Kryetarit të opozitës”.

Letra e Gazment Bardhit mbyllet me një kërkesë në emër të PD që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, “të informojë menjëhërë zyrtarisht PD-në mbi motivet që e kanë shtyrë për ta tajtuar këtë çështje në anashkalim të ligjit, si dhe të informojë menjëherë zyrtarisht, mbi seriozitetin dhe besueshmërinë e informacionit që keni përcjellë përmes shoqëruesit të Kryetarit të opozitës “mbi rrezikun që I kanoset sigurisë së Kryetarit të Opozitës”.

“Në të kundërt, mbyllet letra,-Partia Demokratike do ta konsiderojë veprimine tuaj shantazh për qëllime politike dhe ju do të mbani përgjegjësi për këtë veprim.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...