Shkrimi i Blid/ Këta janë emrat e socialistëve në përgjim për vjedhjen e votave

Hënë, 17 June 2019 17:19

Marrëveshja e fshehtë me krimin e organizuar, blerja e votave, intimidimi i votuesve, intimidimi dhe keqpërdorimi i zyrtarëve të administratës publike në zgjedhje, duket të jetë pjesë e një skeme kriminale të tejhapur që është implementuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, tani në pushtet, jo vetëm në qarkun e Durrësit, ashtu sikurse tregohet në investigimin e përgjimeve nga Anti-Mafia në Shqipëri, të publikuara më parë nga “Bild”. Kjo skemë kriminale është përhapur edhe në qarqe të tjera, siç u provua në rastin e zgjedhjeve në Dibër, në verilindje të Shqipërisë.
Përgjimet e Anti-Mafias, të gjitha pjesë e hetimit të dosjes 184/2016, që ka “ngecur” për tre vjet në Prokurorinë shqiptare, zbulojnë prova tronditëse.

Këto përgjime ekspozojnë sesi kriminelët, oficerët e lartë të Policisë dhe zyrtarët më të lartë të qeverisjes së socialistëve, duke përfshirë këtu kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ministrin e Energjisë dhe të Infrastrukturës, Damian Gjiknurin, kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kreun e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Xhemal Qefalia, deputetin Pjerin Ndreu- aktualisht kandidat për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lezhës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe të tjerë eksponentë të qeverisjes socialiste, janë të përfshirë në blerjen e votave, intimidimin dhe keqpërdorimin e punonjësve të administratës publike, frikësimin dhe pengimin e votuesve të Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Dibër.

Pjesa e parë e këtyre përgjimeve, zbulon sesi një funskionar i lartë në ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, ka ngritur një skemë të qartë dhe stratëgji për blerjen e votave, për pengimin dhe shantazhimin e votuesve. Ai nuk është i vetëm në këtë skemë.

Si pjesë e dosjes investigative 184/2006, Anti-Mafia shqiptare ka zbuluar një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit, Arben Keshi, që tregon se kreu i qeverisë ka qenë në të njëjtën kohë i vetëdijshëm dhe i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Neni 88 i Kodit Zgjedhor në Shqipëri ndalon përdorimin e burimeve njerëzore të administratës publike në zgjedhje. Neni 328/a i Kodit Penal në Shqipëri ndalon pjesëmarrjen në fushatën elektorale të zyrtarëve nga administrate publike (siç është rasti i drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi) dhe gjithashtu ndalon përdorimin e funksioneve publike për të ndikuar në fushatë (Edi Rama), si edhe përdorimin e resurseve njërëzore nga administrate publike. Ligji parasheh një dënim që varion nga 1 deri në 3 vjet burgim për shkeljen e këtyre dispozitave.

Megjithatë, ligji nuke ka parandaluar kryeministrin Edi Rama për të cënuar objektivat e zgjedhjeve, si edhe as Arben Keshin drejtorin në Ministrinë e Brendshme, si edhe një nga personat kyç të ngarkuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve, për të siguruar vota për PS dhe për ta penguar bërë atë për të arritur qëllimet e paracaktuara, sipas pritshmërive. Gjatë bisedës, Keshi siguron kryeministrin Rama se ai do të arrijë objektivin e tij dhe se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë në përputhje me pritshmëritë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...