Këshilli i Europës e tregoi qartë: Zgjedhjet e 30 Qershorit janë marrëzi

E mërkurë, 26 June 2019 13:33

Nga Klajda Gjosha

Këshilli i Europës sapo mori hapin e parë të tërheqjes nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Të gjitha fjalët e tjera, pas këtij veprimi do të ishin të tepërta.

Ky është një tregues i qartë drejt marrëzisë në të cilën ka hyrë Shqipëria për të organizuar zgjedhje të pasigurta, jo reale dhe duke mohuar të drejtën e mijëra qytetarëve shqiptarë të zgjedhin mes alternativave.

Jam e bindur që qytetarët e ndershëm të këtij vendi, do të refuzojnë të bëhen pjesë e një teatri të shëmtuar, pavarësisht bindjeve politike!

Është i shëmtuar fakti që kushdo që do të votojë, do t’i zbulohet vota dhe anësia politike. Është i shëmtuar fakti që pjesa më e madhe e votuesve ndjehen të shantazhuar për të votuar duke i kërcënuar me vendin e punës. Është i shëmtuar fakti që zgjedhjet do të organizohen nga një parti shtet, ku numërimi dhe certifikimi do të kryhet me urdhër partie, në fiktivitet të plotë!

Unë refuzoj të vras demokracinë në 30 Qershor, sepse nuk e pranoj dot që një Shqipëri që ka sakrifikuar pafund për pluralizmin politik dhe ndarjen nga diktatura, t’i rikthehet sërish asaj pjese të errët të historisë!

E refuzoj 30 Qershorin, sepse besoj te vlerat europiane që nisin me respektin ndaj zgjedhjeve dhe votës së lirë kundrejt alternativave!

E refuzoj 30 Qershorin, sepse dua të jetoj në Shqipëri dhe jam e vendosur në kontributin tim si cdo qytetarë i thjeshtë i këtij vendi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...