Takimi me liderin e opozitës Basha/ Presidenti Meta për krizën: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje evropiane

E Enjte, 27 June 2019 09:55

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta. Takimi ka zgjatur 20 minuta. Ndërkohë, Basha është larguar nga Presidenca në drejtim të selisë blu. Ende nuk dihet se çfarë u diskutua mes Bashës dhe Metës në këtë takim të shkurtër mes tyre.

Ndërkaq, kreu i shtetit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar përgjegjshmëri nga të gjithë për zgjidhjen e krizës politike.

“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Presidenti Meta në facebook.

Login to post comments