Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në përfundim të takimit me Presidentin e vendit Ilir Meta, deklaroi se bisedimet me të u fokusuan tek një datë e re zgjedhjesh, pasi nuk mund të jetë 30 qershori.
Shehi tha se nga mbrëmja e sotme Presidenti mund të dalë me një vendim për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh, por deri atëherë do të duhet të presim.
"Presidenti ka një ide që zgjedhjet ligjërisht në 30 nuk bëhen. Do të bëjë besoj një dekret të ri për një datë të re, që nuk ëshë diskutuar por do të jetë gjatë ditës në diskutim, për të ulur tensionin, përpara datës negociatave të tetorit. Situata e sotme afekton edhe problemin. Kjo është diskutimi. Për këtë do ikim të takojmë edhe aleatët e tjetrë, nga darka do të dalë një gjykim i përbashkët", tha ai.