Numri dy i qeverise italiane, Meteo Salvini, njeheresh ministri i Brendshem ne nje komunikim me gazetaret ka folur edhe per situaten ne vendin tone.
eksa i referohet situates parazgjedhore, teksa kryeministri eshte i vendosur per 30 qershorin, nderkohe qe presidenti e ka anuluar me dekret kete date, Salvini thote se ka folur me presidentin Meta, nderkohe qe thekson se po kerkon te flase me palet per te evituar ate qe ai e cileson konflikt qe mund te shkoje ne perplajse civile.
Ja cfare thote ai:
Kam biseduar edhe me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, pasi të dielën Shqipëria rrezikon shumë, sepse është një konflikt që mund të shkojë në një përplasje civile, siç është parë edhe në javët e fundit. Janë duke u mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, por qe janë anuluar nga presidenti i Republikës.
Nderkohe janë tërhequr partitë e opozitës dhe në zgjedhje merr pjesë vetëm Partia Socialiste që është në qeveri. Jam duke kërkuar që të komunikoj me të gjitha palët, për të evituar një përplasje, sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë, por jo vetem.
Duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ’90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme me te tjere, dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera.