‘Ministria e Arsimit ua dorëzon shkollat Policisë’/ Boçi publikon qarkoren: Ky është pushtim policor i Qendrave Vendore

E Enjte, 27 June 2019 16:45

Ish-deputeti demokrat, Luciano Boçi ka denoncuar, një qarkore të Ministrisë së Arsimit e cila në shkelje të hapur më Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitare, i dorëzon institucionet arsimore Policisë së Shtetit për votimet e 30 qershorit.

Sipas ish-deputetit Boçi, Policia e Shtetit ndalohet ti afrohet Qendrave Vendore, duke e quajtur pushtim policor.

“Në funksion të farsës zgjedhore dhe të përdhosjes së Kushtetutës, Ministria e Arsimit nxjerr një qarkore, e cila hapur shkel Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Arsimin parauniversitar.

 

Një turp e skandal i paparë e i padëgjuar.

Qarkorja udhëron në pikën 5, dorëzimin e institucioneve arsimore policisë së shtetit, duke ligjëruar dhunimin e shkollave.

Policia e shtetit ndalohet sipas Kodit Zgjedhor t’i afrohet QV-ve e jo më t’i posedojë siç i kërkohet.

Ky është pushtim policor.

Në qarkore, Drejtorët si personel arsimor, në kundështim me nenin 88 të Kodit që i ndalon, përfshihen me detyrim në procesin zgjedhor.

Ministria sillet si pronare e institucioneve arsimore në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të arsimit parauniversitar, i cili përcakton se është njësia e qeverisjes vendore (Bashkia) ajo që zotëron juridksionin mbi to.

Që garanton paprekshmërinë, ruan e mirëmban institucionin arsimor.

Çmenduria e Ramës e të pabesëve të tij nuk paska kufij.’, denoncon Boçi

Login to post comments