Presidenti në koherencë me faktorin ndërkombëtar

E Enjte, 27 June 2019 17:40

Pas marrjes se vendimit të rëndësishëm për caktimin e një tjetre datë zgjedhjesh kreu i shtetit ka pasur një axhendë të ngjeshur me takime intensive. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon takimet intensive me përfaqësues të politikës shqiptare dhe me trupën diplomatike. Në këto momente kreu i shtetit po zhvillon takim me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadorin britanik, gjerman dhe atë francez. Fillimisht ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha që zhvilloi takim me Metën, ndërsa më pas ishte nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Ndërkohë takime zoti Meta ka patur edhe me aleatët e PD-së. Presidenti Ilir Meta në konferencën e veçantë të shtypit që në nisje të saj njoftoi gjithë publikun me dekretin e ri të datës së re të zgjedhjeve. Ai tha se zgjedhjet vendore do të mbahen më 13 tetor 2019.
Meta është shprehur se ka zgjedhur këtë datë për dy arsye. “E para sepse është data më e shpejtë për të organizuar zgjedhje të përgjithshme vendore gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, por edhe sipas afateve proceduriale të jenë të përfshirë në procesin zgjedhor”, tha ai.
“E dyta sepse, siç e kam thënë në 8 qershor kur zhdekretova datën 30 qershor që një nga kushtet ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë së integrimit europian të mos shkëputje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me çeljen e negociatave”,theksoi Meta. “Kemi humbur mjaft kohë deri tani si nga 8 qershori edhe 10 qershori, por fatmirësisht ende në axhendën e BE është çelja e negociatave. Por vendimi i BE është më 17-18 tetor”, tha Meta.
Pas vendimit të Metës, ishte Grupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve në Parlamentin Europian ka dalë më një rezolutë urgjente për krizën politike në Shqipëri. Anëtarët e PE-së deklarojnë se Shqipëria duhet të shmang krizën e 30 qershorit dhe të marrë në konsideratë dekretin e Presidentit për zgjidhjen e situatës kritike.
Një reagim shumë i fuqishëm ishte dhe ai i përfaqësuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot L. Engel, i cili nuk pajtohet me zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.
“Jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik. Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë kufizimet më të mëdha dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Ky mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit”- tha Eliot L. Engel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...