Gjatë intervistës për Syri TV, përballë gazetarit Bledian Koka, ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit dhe njohës i mirë i prapaskenave politike, kryesisht në qarkun e Dibrës, ka rrëfyer se si Muharrem Rama u dorëhoq 6 muaj pasi u zgjodh kryetar i bashkisë Dibër dhe refuzimi që i bëri kryeministri Edi Rama.
“Përgatitjet për zgjedhjet e 2016-ës kanë nisur që në mars dhe ka patur pazare. Personat që do të garantonin në këtë apo atë komunë, sipas vështirësisë, kishte të drejtë të mbillte hashash 10-fishin e votave të siguruara. I ke edhe në tabulate. I ke edhe në përgjime.
Ulsiu bashkë me ushtarët e tij, Bertin (Robert Agon), Arben Keshin etj. Edhe drejtori i arsimit ka qenë ushtar i tij pasi shef në drejtorinë arsimore ka qenë vëllai i Ulsiut. Ulsiu i kishte nën kontroll.
Kandidati për kryetar bashkie ishte thjesht një manekin. Se ka qeverisur kurrë Muharrem Rama bashkinë e Dibrës për 3 vite. Këtë e dinë gjithë dibranët. Madje edhe është dhunuar. Ka ardhur te kryeministri ka dhënë dorëheqjen dhe është refuzuar duke i thënë “duhet të paguash faturën e zgjedhjeve”, rrëfen Shemsi Premçi.