Pas një deklarate të kryetarit të komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, mikut të shqiptarëve, kundërshtuesit të ndryshimit të kufijve të Kosovës, Eliot Engel, i cili nuk e përmend fare datën 30 Qershor, por kërkon zgjedhje të denja për një vend anëtar të NATO-s, pra garë demokratike dhe jo zgjedhje pa garë dhe pas dekretimit të datës së re nga Presidenti Meta, Endri Fuga ka shpërndarë një sms urgjente.
Fuga flet në emër të Matthew Palmer, për të cilin Rama dhe Thaçi pretendonin se ishte ai pas idesë së ndarjes së Kosovës.
Ja sms e Fugës:
Palmer do të japë një intervistë në orën 18:00 për Zërin e Amerikës.
Mësohet se Palmer do të flasë për qëndrimin e amerikanëve për zgjedhjet e 30 Qershorit dhe për dekretimin e datës së re të zgjedhjeve nga presidenti ilir Meta.
Ky qëndrim pritet me shumë interes, pasi kjo do t’i jepte fund njëherë e mirë të gjithë aludimeve për zgjedhjet e 30 Qershorit.