I ftuar në emisionin “360 Gradë” në ora News, politologu Neritan Ceka deklaroi se, të dy datat e dhëna nga Presidenti Ilir Meta për zgjedhjet vendore janë korrekte.
Sipas tij, çdo konflikt që kanë institucionet me Presidentin ka vetëm një instuitucion që ndërhyn dhe kjo është Gjykata Kushteteuese
“Presidenti është i vetmi institucion që cakton datën e zgjedhjeve, pa asnjë kushtëzim tjetër. Nuk parashikohet as konsulta me partitë politike, natyrisht që kjo është rruga me e drejtë. Por Kushtetuta nuk e ka. Çdo konflikt që kanë institucionet me Presidentin ka vetëm një instuitucion që ndërhyn dhe kjo është Gjykata Kushteteuese. Për mendimin tim të dy datat të dhëna nga Presidenti janë korrekte, edhe data e parë, tërheqja nuk përjashtohet nga Kushtetuta dhe data e 2 është prapë e drejt e tij, pavarësisht se e ka dhënë me një pjesë të partive politike”, deklaroi Ceka.