Vasili: Në kohën e Bablokut, OSBE-ja do shohë zgjedhjet e Partisë së Punës

Premte, 28 June 2019 12:35

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, komenton angazhimin e OSBE-së për zgjedhjet e 30 qershorit. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se në kohën e Partisë së Punës, OSBE nuk i monitoronte dot zgjedhjet por në kohën e Rilindjes, sipas Vasilit, OSBE do të monitorojë zgjedhjet e Partisë së Punës.

Postimi i plotë

OSBE me fat te madh! Ne kohen e Partise Punes, OSBE nuk i monitoronte dot zgjedhjet 99% -she, sepse nuk fuste dot as koken ne Shqiperi. Sot ne kohen e Bablokut dhe te rilindjes, OSBE-se ju dha mundesia qe ne 30 qershor te shohe zgjedhjet e Partise Punes. Dhe jo vetem ti shohe por edhe ti çertifikoje, bile edhe me fitore me thelle se 99%, por me 101%. Te vafte mbare dhe ta mbash gezuar komedine e zeze OSBE.

Login to post comments