Një prej banditëve më të devotshëm të Rilindjes, ai që Rama e quaj ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, na paskësh paralajmëruar sot shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila. “Me propozim të ministrit të Brendshëm do të shkarkohet nga detyra kreu i bashkisë së Vaut të Dejës për shkelje të rënda të ligjit. Do të shkarkohen të gjithë kryetarët e bashkive që veprojnë kundër ligjit“, u shpreh Lleshaj.
Por, çfarë theksohet në Kushtetutë lidhur me situata të tilla për shkarkim të të zgjedhurve vendorë.
Sipas pikës 2 te nenit 115, “organi i shpërndarë ose shkarkuar mund te ankohet ne gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve dhe ne këtë rast vendimi i KM pezullohet”.
Me tej, theksohet se ” Ne rastin e mos ushtrimit te se drejtës se ankimit brenda 15 diteve, ose ne rastin e lënies ne fuqi te VKM nga Gjykata Kushtetuese, Presidenca i Republikës cakton datën e zgjedhjeve ne njësinë vendore përkatëse’.
Por, kujtojmë se gjithë kjo ndodh ne kushtet kur vendi është pa Gjykate Kushtetuese.
Me këtë metoda si në kohën e diktaturës Rama dhe banditi i tij në krye të Ministrisë së Brendshëm kërkojnë të mbjellin terror në popull dhe të po provojnë represionin që të imponojnë votime moniste.
Ky ministër ka shkelur çdo ligj dhe rregulli në fuqi. Ashtu sicc edhe shefi i tij ky ministër e ka treguar edhe më parë me veprimet e tij urrejtjen që ka për opozitën dhe kundërshtarët politikë, pasi ka përdorur dhunë, gaz dhe kërcënime të hapura edhe ndaj drejtueseve të saj, deri tek anëtarët më të thjeshtë.
Ky kapter që s’u bë kurrë ministër i Brendshëm, por vazhdon të jetë njeriu me parametrat më të lartë të dhunës ndaj opozitës. Mjafton diskursi i tij i egër ndaj opozitës që ky të mos jetë më në atë detyrë.
Ky njeri është kthyer në mburojën e vërtetë të krimit që tashmë është shtetëror. Edhe deklarata e sotme ishte në këtë drejtim. Dhe e gjitha kjo bëhet për të mbrojtur bandën kiminale që qeveris, sektin e PS që ka marrë peng vendin.