Ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demorkatike, por edhe të gjithë qytetarëve, mos bini pre e provokimive dhe e skenarëve kriminalë të Edi ramës dhe shpurës së banditëve të tij.
Ne jemi të fortë. Ne jemi shumicë.
Ne e dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrpasht.
Ne do jemi të gjithë shumë mirë. Shqipëria do të bëhet shpejt shumë mirë.
Rama dhe mercenarët e tij do të jenë shumë keq së shpejti.
Ata e dinë fundin e tyre, prandaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje.