Presidenti i Republikës ka shpërndarë në faqen e tij në facebook një postim të ish ministrit të drejtëisë Ylli Manjani në të cilin u bëhet thirrje krerëve aktual të bashkive te opzitës që të dorëzojnë postet në mënyrë simbolike duke bërë 4 kopje çelësash.
Dhe ato ti ndajnë sipas Manjanit, “një kopje kandidatëve të Edi Ramës si shenjë paqësore dhe jo vëllavrasëse”.
“Nga një kopja tua japin, ODIHR, Ambasadës Amerikane dhe misionit të BE, si shenjë anti dhunë por me kusht që këto çelësa ti çojnë shefave të tyre në shenjë TUR
Ja postimi i Manjanit:
Duket sikur vëzhguesit e huaj, kanë ardhur për të vëzhguar opozitën këtë radhë dhe jo votimet.
Në fakt ç'tu vëzhgosh atyre votimeve...
Në fakt, pakkush do të dëshironte një përplasje të dhunshme shqiptar me shqiptar. Aq më tepër në kushtet kur të huajt fërkojnë barkun.
Nga ana tjetër, opozita e kishte llogaritur të humbur pushtetin lokal që kur mori vendim për të mos hyrë në këto zgjedhje.
Në këto kushte sugjerimi im është:
Kryetarët e bashkive të PD e LSI të bëjnë sot 4 kopje çelësash të zyrave të tyre.
Nesër ti shpërndajnë publikisht këto çelësa si vijon:
Një kopje kandidatëve të Edi Ramës si shenjë paqësore dhe jo vëllavrasëse.
Nga një kopja tua japin, ODIHR, Ambasadës Amerikane dhe misionit të BE, si shenjë anti dhunë por me kusht që këto çelësa ti çojnë shefave të tyre në shenjë TURPI!
E kam shumë seriozisht këtë propozim!
© SYRI.net